Selmanllari thirret serish ne prokurori

Biznesmeni Rrahman Selmanllari miku i familjes kryeministrore rrezikon seriozisht te merret nen hetim per deshmi te rreme dhe korrupsion aktiv. Prokuroria e Tiranes deklaron se pas deklaratave publike te avokatit Genc Gjokutaj sipas te cilit klienti i tij i ka dhene 20 per qind te kompanise se ndertimit ne kembim te lejes se ndertimit biznesmenit Dritan Avllaj Selmanllari eshte thirrur serish para grupit hetimor per shpjegime. Gjate seances se pare te pyetjes e mbajtur diten e hene ai ka deklaruar se me Tan Leprin ka bere biznes ndersa ka shpjeguar se nuk ka dijeni rreth 20 perqindeshit. Akuza deklaron se gjate ketyre diteve ne drejtim te Rafit do te niset nje tjeter flete-thirrje.
Nderkohe dje 24 ore pasi prokuroria pergenjeshtroi pretendimet e avokatit Genc Gjokutaj mbrojtja e Selmanllarit ka vijuar serish te deklaroje se i eshte dhene ryshfet bashkise se kryeqytetit per te marre nje leje ndertimi. Gjokutaj tha dje se biznesmeni Rrahman Selmanllari konfirmon se gjate deshmise se tij ne Prokurorine e Tiranes u ka pohuar hetuesve se ka dhene ryshfet aksionet e kompanise per shtetasin Dritan Avllaj Tan Lepri me qellim perfitimin e lejes se ndertimit ne Tirane. Avokati shperndau dje per median aktin noterial ne te cilin pretendon se eshte perfaqesues i Selmanllarit. Ne aktin noterial thuhet se Selmanllari verteton qe Dritan Avllaj ka kerkuar 20 per qind te kompanise se ndertimit ne kembim te studimit te zones dhe lejes se ndertimit per shkak se Avllaj e ka paraqitur veten si mik te Edi Rames. Avokati Gjokutaj ka thene se klienti i tij do te jete ne dispozicion te prokurorise per te deshmuar edhe ne te ardhmen. Ai pohoi se ka folur vetem si perfaqesues i tij ndersa rilexoi deklaraten se me pergjegjesi te plote ligjore deklaroj para opinionit se deshmia e klientit tim dhene prokurorise vijon si me poshte Zoti Dritan Avllaj ka kerkuar ti jepet 20 e kontrates ne kembim te studimit te zones dhe lejes se ndertimit Kerkesa e z. Avllaj eshte pranuar per shkak se ai e ka paraqitur veten si mik te z. Edi Rama qe hap cdo dere ne Bashkine e Tiranes.
Nderkohe prokuroria deklaroi dje se nese Selmanllari ka rikonfirmuar se i ka dhene biznesmenit Dritan Avllaj 20 per qind te firmes se ndertimit ne kembim te nxjerrjes se lejes se ndertimit atehere ai duhet te merret nen hetim per korrupsion aktiv. Procedimi penal pas akuzave te deputeteve Erjon Brace dhe Albana Vokshi eshte regjistruar edhe per vepren penale te korrupsionit. Dosja ende nuk ka ndonje emer personi te hetuar. Deshmite e para ne prokurori nuk kane saktesuar asnje nga akuzat midis dy kraheve te politikes ndersa jashte organit te akuzes nje nga biznesmenet ka pohuar se ka dhene ryshfet thane burimet nga akuza kryeqytetase te cilet po verifikojne deshmite e dhena me dokumentet e sekuestruara ne bashki. Krahas rithirrjes se Selmanllarit akuza deklaron se po shikojne mundesine per te thirrur ne prokurori edhe avokatin Genc Gjokutaj me cilesine e personit qe mund te kete dijeni per objektet e hetimit.
Prokuroria deklaron se Selmanllari nuk ka treguar ndonje ryshfet te mundshem per lejet e ndertimit ne zonen e Liqenit Artificial pasi ne te kundert ai mund te merrej nen hetim per korrupsion aktiv. Nese do ishte ndryshe neni 37 i Kodit te Procedures Penale thote se kur para organit procedues nje person qe nuk eshte marre si i pandehur ben deklarime nga te cilat dalin te dhena per inkriminimin ne ngarkim te tij autoriteti procedues nderpret pyetjen duke e paralajmeruar se pas ketyre deklarimeve mund te zhvillohen hetime ndaj tij dhe e fton te caktoje nje mbrojtes. Deklarimet e meparshme nuk mund te shfrytezohen kunder personit qe i ka bere ka deklaruar grupi i prokuroreve.