Saranda pranon gabimet per sezonin turistik
Problemet ne furnizimin me uje prania e zjarreve ne numer jo te pakte dhe deri te renia e semundjes se salmoneles jane trajtuar si problematike e mprehte e sezonit turistik qe sapo mbylli Saranda. Duke mos u perkedhelur pas shifres qe tregon per nje bum te vertete turistik ne bregdetin e Sarandes dhe Ksamilit deri ne fund te muajit gusht ne shtabin e emergjencave te nenprefektures jane diskutuar me teper mungesat sesa arritjet. Si dukuria me e keqe e sezonit veror qe kaloi u konsiderua thirrja nga ana e ndermarrjes se ujesjellesit e autoboteve ne ndihme te kapercimit te situates problematike per disa blloqe pallatesh ne lagje te ndryshme te qytetit te Sarandes. Edhe pse kjo per momentin u gjet si zgjidhje per te dale nga situata e veshtire dhe pagesa perballohej nga vete ndermarrja ne kete sfond lulezoi edhe tregtia e ujit nga autobote te tjere te palicencuar nga mendohet se erdhi edhe virusi i tifos. Nenprefekti Gjergji Mano ka diskutuar me tone te ashpra edhe per sa i perket handikapit te krijuar me rruget Metoq-Ura e Gajdarit apo Metoq-Krane apo Krane-Qafebote e Kanali i Cukes-Butrint qe duke qene ne proces ndertimi dhane impakt negativ ne imazh dhe ne levizjen e veshtire ne keto akse. Po keshtu Mano ka theksuar se ne disa nga pikat turistike qe zgjojne interes per tu vizituar nga turiste vendas e te huaj mungojne rruget. Nderkaq nje problem tjeter ka qene dhe pamjaftueshmerine e plazheve brenda ne qytet. Per kete u perserit ideja e zhvillimit te integruar mes njesive vendore me perparesi turizmin e reres dhe te ujit duke projektuar qe te investohet per siperfaqe te reja plazhesh duke u shtrire me investime ne Berdenesh ne Manastir e Ksamil por edhe ne drejtim te Kakomese Lukoves e Borshit. Keshtu u propozua qe ne kushtet kur qyteti i Sarandes po zhvillohet me nje denduri te tille investimet duhen orientuar drejt Shelegarit Karahaxhit etj. Nga problematika e sezonit ne Sarande eshte vecuar edhe rruga hyrese per ne Sarande sidomos ne uren e Gajdarit per te cilen nenprefekti Mano e ka quajtur handikapte ketij sezoni. Mano tha se dicka duhet te ndryshoje edhe per shkak te politikave qeveritare qe po u kushtojne rendesi te vecante infrastruktures dhe mjedisit. Ka ardhur koha qe kaosit te ndertimeve ne Sarande e pergjithesisht ne bregdet ti vije fundi u shpreh Mano ne takimin e zhvilluar me shtabin eemergjencave te ngriturper sezonin veror.Ai tha se zona e Bregdetit e sidomos Saranda do kete nje zhvillim akoma me te madh por dhe me te kontrolluar ne te ardhmen dhe kjo do ti beje ato edhe me terheqese se kete vere. Sipas Manos vera e vitit 2010 ne nivel lokal per rajonin duke arritur ne 510 mije turiste deri ne fund te gushtit shenoi nje rritje prej 6.5 here te numrit te turisteve krahasuar me vitin 2005. Edhe me pozitivisht eshte komentuar prej tij koeficienti ne rritje i atyre qytetareve qe kane preferuar per te disaten here Saranden per te kaluar pushimet e tyre.