E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikon te digjet Parku i Antigonese

Zjarret Flaket shkrumbojne nje banese ne Maliq

Nje zjarr i fuqishem qe ka perfshire nje territor te gjere kullotash ka rrezikuar seriozisht Parkun Arkeologjik te Antigonese ne rrethin e Gjirokastres. Fale nderhyrjes ne kohe te zjarrfikesve banoreve te fshatrave Saraqiniste dhe Tranoshishte dhe punonjesve te ketij parkut arkeologjik eshte bere e mundur shuarja ne kohe e flakeve. Zjarri eshte shfaqur fillimisht ne te dy anet e perroit te Prosilit ne kullotat prane ketij parku rreth ores 1450 te se merkures. Qysh ne momentin e pare nga kujdestaret dhe drejtuesit e parkut eshte njoftuar salla operative e policise dhe zyra e informacionit e repartit te zjarrfikesve dhe emergjencave civile te prefektures. Per te parandaluar shtrirjen e zjarrit ne brendesi te parkut nje pjese e stafit dhe disa banore te fshatrave Saraqiniste dhe Tranoshishte qe ndodhen ne afersi te parkut qendruan per ore te tera ne kufirin nga digjej vatra e zjarrit duke nderhyre me mjete rrethanore sa here qe flaket e zjarrit afroheshin ne kufijte e parkut. Rreth ores 2130 zjarri eshte shuar plotesisht dhe fatmiresisht nuk eshte shkaktuar asnje demtim ne 20 monumentet antike te vizitueshme qe ndodhen ne zonen arkeologjike. Nderkohe ne Maliq nje banese ka rrezikuar seriozisht te digjet mesditen e djeshme. Zjarri ka shperthyer ne nje apartament te nje pallati ne qender te qytetit. Shkak eshte bere nje hekur rrobash qe ishte lene ne prize nga ana e familjareve. Fatmiresisht zjarri nuk ka shkaktuar demtime ne njerez nderkohe qe eshte shkrumbuar plotesisht apartamenti qe eshte perfshire nga flaket.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›