E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundër Glazerit, e humb vendin e punës

Manchester United e ka larguar nga puna një punëtor, i cili e ka kontestuar familjen Glazer, pronare e klubit. Gazeta ‘Student Direct’ nga Manchester University, shkruan se Jerry Vyse, një student i Antropologjisë, e ka humbur vendin e punës në një kioskë në stadiumin Old Trafford.

I riu është përjashtuar nga puna pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Milanit, sepse është paraqitur në stadium me një shall me ngjyrë verdhegjelbër, simbol i tifozëve që e kontestojnë sjelljen e pronarëve aktualë të United. Vyse e ka injoruar thirrjen për largimin e shallit, duke vazhduar ta mbajë atë.

Klubi është i indinjuar nga protestat e vazhdueshme të tifozëve, që kërkojnë largimin e miliarderit amerikan, Glazer. Edhe David Beckham, që e ka në zemër Unitedin, pas ndeshjes me “Djajtë e Kuq” e ka veshur shallin verdh e gjelbër, duke iu bashkuar thirrjes së tifozëve të këtij klubi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›