Lazio do të mbetet në Serie A

Në shtëpinë e Lazios situata po bëhet gjithnjë e më preokupuese. Për ta analizuar formën aktuale, fizike dhe psikologjike të klubit Biancocelesti, ka menduar drejtori sportiv, Igli Tare.
“Kjo skuadër do t’ia dalë të shpëtojë, sepse në krahasim me kundërshtarët e vet, ka kualitet të madh. Duhet vetëm ta gjejmë mënyrën se si të dalim nga kjo situatë të gjithë së bashku dhe të qëndrojmë të bashkuar. Duhet të jemi të qetë, ta studiojmë mirë situatën dhe të mundohemi të bëjmë sa më pak gabime. Unë, si futbollist jam gjendur në kësi situatash disa herë dhe di se si t’i zgjidh. Mendoj se në këtë moment, frika në fushë po e luan rolin kryesor”, ka thënë Tare për Radio Radio TV.
Ish-futbollisti i Shqipërisë tregon se të shtunën e kaluar ishte i pranishëm në stërvitjen e ekipit dhe se iu duk se po shkonte gjithçka mirë, por të dielën lojtarët e zhgënjyen me paraqitjen që bënë kundër Barit, duke humbur në shtëpi 0:2. Tare e kupton zhgënjimin e tifozëve, por thotë se me ish-trajnerin Ballardini kishin blerë në secilin repart nga një futbollist, që do të thotë se Lazio nuk ka mbetur pa u përforcuar.
Pas humbjes nga Bari, futbollistët e Lazios janë futur në karantinë, ku nuk kanë të drejt të flasin për media. “Ky nuk është një dënim, jo gjithmonë karantina e keqëson situatën. Për shembull, vitin e kaluar, pas karantinës e patëm mposhtur Romën 4:2. duhet të jemi të bashkuar për të mirën e Lazios”, vazhdoi Tare.