E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundër moteleve në Kalanë e Lezhës

Kalaja e Lezhës

Përfaqësues të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgiminë Kulturorë, studiues dhe arkeologë, kanë protestuar në kalanë e Lezhës me qëllim që të tërhiqet vëmendja rreth absurditetit të projektit për ndërtimin e moteleve brenda territorit të Kalasë. Studiuesi Artan Lame, e quajti ndërtimin e moteleve në kalanë e Lezhës marrëzinë e radhës. Ai u shpreh se nuk mund të ngrihen struktura dhe volume të reja që nuk kanë ekzistuar pasi në këtë mënyre kalaja humbet identitetin e saj

Ndërsa Bashkia e Lezhës dhe qeveria shqiptare e kanë cilësuar si një model zhvillimi, dhënien më koncesion të  kalasë së  Lezhës, arkitekti Artan Shkreli tha se nesë kryebashkiaku i Lezhës mendon që motelizimi i kalasë sjell zhvillim, ai nuk meriton të votohet. Ai i kërkoi që kryebashkiakut Tusha të shmangë ndërtimet pa leje brenda zonës arkeologjike dhe jo më të bëhet iniciator i dhënies me qira të këtij objekti të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore.

Studiuesi,  Lorenc Bejko, e cilësoi kalanë e Lezhës si një ndër vendet më përfaqësuese të antikitetit. Gjendja rrënoje e këtyre strukturave është një nga elementët që e bën sitin arkeologjik të Lezhës shumë të vizitueshëm tha ai duke theksuar se ndërtimi i këtyre infrastrukturave në kala shkel ligjin e Trashëgimisë Kulturore.

Ambientalisti dhe studiuesi Xhemal Mato tha se kjo nuk është një ndërhyrje thjesht në kështjellë por një ndërhyrje në një park arkeologjik.

Sipas përfaqësuesve të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgiminë Kulturorë, mësohet se në projektin e paraqitur për investimet private në kalanë mesjetare të Lezhës është parashikuar ndërtimi i 6 godinave mbi muret e vjetra mesjetare, madje edhe një motel dhe një pishinë. Ndaj ka reaguar shoqëria civile pasi kjo është si një anomali dhe kjo nisëm për dhënien me koncesion duhet bllokuar.

Kjo  protestë sensibilizuese nga aktivistët në mbrojtje të trashëgimisë në kalanë e Lezhës, është një apel për situatën alarmante të trashëgimisë kulturorë në këtë vit jubilar të 100-vjetorit. /Lindita Kokaj/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›