Kundera "eksploron" romanin

09/05/2005 Në esenë mjeshtërore "Perdja", botuar kohët e fundit në mjaft vende evropiane, autori i "Lehtësia e papërballueshme e qenies", Milan Kundera, tregon se veprat e mëdha nuk mund të mbyllen kurrë brenda kufijve kombëtarë dhe se romancieri është më i qartë se historiani dhe aspak shërbëtori i tij
Ka disa vepra, domosdoshmëria e të cilave imponohet kohë më parë se të fillosh t'i shkruash. "Perdja" e Milan Kunderës është një prej tyre. Ky libër, i cili përmbledh reflektime të mëparshme të shkrimtarit, të përfshira edhe te "Arti i romanit" dhe "Testamentet e tradhëtuara", lëshon një dritë të fuqishme mbi një sipërfaqe të madhe "varrezash" të veprave njëditore, duke filluar që nga një studim i bërë në vitin 1932, nga Jan Mukarovsky, një prej figurave më të shquara të intelektualëve të Pragës me thënien e tij: "Vetëm hipoteza e një vlere estetike objektive, i jep një kuptim evolucionit historik të artit". Më pas, Mukarovsky, autori i "Libri i të qeshurit dhe të harruarit" shton se "në qoftë se vlera estetike nuk ekzitonte, historia e artit do të ishte vetëm një magazinë gjigande veprash, ku radhitja kronologjike nuk do të kishte asnjë kuptim. Në të kundërtën, vlera estetike e një arti është e perceptueshme vetëm në kontekstin e saj historik". Në fakt, historia e romanit, që prej transformimeve të Alonso Quijano, në "Don Kishoti i Mançes", apo transformimeve paralele, te arti i të shkruarit të romaneve si Fielding, Sterne e Flober deri te Prust, Xhojsit dhe romancierët e mëdhenj të Evropës qendrore, të gjysmës së parë të shek.XX Kafka, Musil, Brosh është një histori, që nuk bën gjë tjetër, veçse të ndjek zhvillimet e historisë, shtrirjen e saj, luftrat e vazhdueshme dhe pushtimeve dhe të anashkalojë zhvillimin e shkencës apo të gjetjeve teknologjike. "I aplikuar në art, nocioni i historisë nuk ka asnjë lidhje me progresin, ai nuk fut as një prefeksionim, as përmirësim, as një progresion. Ai është më shumë një udhëtim për të eksploruar toka të pashkelura dhe t'i hedhë ato në një hartë. Ambicia e një romancieri nuk është të shkruajë më mirë se paraardhësit e tij, por të shohë atë ç'ka ata nuk mundën të shohin, dhe të thotë ato që nuk kanë mundur t'i thonë ata. Poetika e Floberit nuk mohon atë të Balzakut, sikundër edhe zbulimi i Polit të Veriut, nuk mohon atë të zbulimit të Amerikës", nënvizon Kundera, në esenë e tij. Historia e romanit është kështu, ajo e një kartografie të romanit, që shtrihet dhe degëzohet, duke filluar nga një pikë e përbashkët. Këto fenemone të "pllenimit", që shkaktojnë atë, që botanistët e quajnë autostrada e erës, transportojnë sporet dhe farat e artit të Servantes në Angli, ato të Sternit në Brazil, ato të Floberit drejt Irlandës së Xhojsit, dhe Pragës së Kafkës. Ky "pllenim" i njërës letërsi me tjetrën, ku korpusi i "Një mijë e një netëve" është shembulli më i mirë, del qartë edhe në rastin e "Don Kishotit", ku kapërcehet nga historia e Hedalgos të çmendur nga leximi, te ajo e një autori të çmendur nga pabesueshmëria e pushtetit të letërsisë. Dallimi që bën Kundera, midis kontekstit të madh dhe atij të vogël, lejon që problemi të përqendrohet akoma më mirë. "Një vepër arti mund të pozicionohet në dy kontekste esenciale: qoftë në atë të historisë së tij kombëtare (apo kontekstit të vogël), qoftë në atë historisë ndërkombëtare të artit (apo kontekstit të madh). Ne jemi mësuar ta konsiderojmë muzikën, krejt në mënyrë të natyrshme, në kontekstin e madh... Në të kundërtën, për vetë faktin që romani është i lidhur me gjuhën, ai studiohet në të gjithë universitetet e botës në konteksin e tij kombëtar. Ndjenja e pronësisë, që provon një komb kundrejt artistëve të tij është si një terrorizëm i kontekstit të vogël, që e redukton kuptimin e një vepre vetëm në rolin që ajo luan në vendin e vet", vëzhgon Kundera. Në kundërshtim me atë që besohet, ku terrorizëm, i shprehur jo vetëm në gjuhë minoritare dhe shpesh të persekutuara (çekisht, sllovakisht, slovenisht etj.), por gjithashtu në një hapësirë më të gjerë, si në rastin e gjuhës kastiliane, vjen si rezultat i ndarjes lokale universitare dhe editoriale midis romanit spanjoll dhe romanit latino-amerikan dhe, në brendësi të këtij të fundit hyjnë romani meksikan, argjentinas, kolumbian, kuban, por në të njëjtën kohë sikur kufijtë e tyre territorialë janë zëvendësuar nga kufijtë artistikë, të cilët kufizojnë zonat e ruajtura.
Vetë veprat artistike nuk lejojnë të "burgosen" brenda kufijëve të vendeve të tyre respektive, përkundrazi, ato hyjnë në një hartë gjeografike të paeksploruar nga paraardhësit e tyre. Profesionistët e nacionalizmit dhe të inkompetencës (zakonisht të dyja i ndesh në çift), akuzojnë Floberin (si Monterlanti apo Moris Bardesh që përmend Kundera) se "nuk është i njëjti brumë më Rasinin, Sent-Simonin, Shatobrianin etj.", e thënë ndryshe nuk është dhe "aq francez", sikundër të tjerët kanë thënë se Gombrovic nuk është "aq polak", apo vetë Kundera nuk është dhe aq çek. Por, në atë që prek arti i romanit, ka të tjera kombësi përveç asaj rabëlesiane, servantine, floberiane, për të përmendur disa nga më të mëdhenjtë. Lavditë nacionale, provinciale apo lokale, të cilat nuk kanë zbuluar territoret artistike të paeksploruara, janë të dënura me pavdekshmërinë e trishtueshme të busteve dhe pllakave përkujtimore. Reflektimet e Kunderas mbi romanin historik dhe varinatin e tij më të keq, atë që vihet në shërbim të "vlerave" patriotike, që kristalizojnë "thelbin" e një populli, duhet të lexohen nga ithtarët e letërsive kombëtare, që përcaktojnë shkallën e tyre të vlerave në funksion të një besnikërie, pak a shumë të madhe, në lidhje me këtë "thelb". "Romancieri nuk është shërbëtori i historianëve", thotë Kundera në librin e tij "Perdja". Me fjalë të tjera, ai nuk mbron asnjë akuzë, ai thjesht analizon, interpreton, pyet, përgënjeshtron. "Ushtari i mirë Shvejk", për shembull, denoncon një mijë herë absurditetin gjakatar të Luftës së Parë Botërore, e parë nga një bufon, që e përpiu rrjedha e ngjarjeve dhe që romancierët e tij e shndërruan në një zhanër epik, pasi, që nga Servantes, romani i kundërvë ironinë dhe të qeshurën vizionit tragjik të "dëshirës" vetëasgjesuese të qenies njerëzore. Mësimi i mrekullueshëm i Kafkës, na lejon të tregojmë pa sentimentalizma se si individi ishte reduktuar të ishte një ushtar mbi fushën e shahut, duke injoruar krejtësisht rregullat e lojës. Pas kishte shqyer egërsisht kostumin që "përbënte" realizmin, Kafka na zbulon një realitet shumë të thellë, një lexim të botës moderne, që nuk ekzistonte përpara tij, një lexim që ndryshon tërësisht perceptimin tonë mbi botën, që na rrethon. Eshtë e pamundur të përmbledhësh në një shkrim të vetëm pasurinë tematike që prezanton "Perdja". Analiza e tij është tepër e qartë për perceptimet e ndryshme të jetës, në varësi të moshës së shkrimtarit, kurthin diabolik për pavdekësinë e artistit, të mbyllura në dilemën një krijimi mbijetues, që ushqen megalomaninë groteske. Ambicia që kanë romancierët e rinj sot, për të prodhuar libra lehtësisht të adaptueshëm me televizionin, kinemanë apo, madje edhe në filma vizatimorë, merr nga Kundera këtë koment dërrmues: "Për ta bërë një roman një pjesë teatri apo një film, duhet para së gjithash të çkompozosh kompozicionin e tij, të kalosh vetëm në intrigën e tij, të mohosh formën e tij specifike. Porl, çfarë i mbetet një vepre arti, në rast se i heqim formën? Besojmë se i zgjatim jetën një romani të madh, nëpërmjet adaptimeve, por nuk bëjmë gjë tjetër veçse i ndërtojmë një mauzole, mbi mermerin e të cilit një mbishkrim i vogël të kujton emrin e atij që mungon".
(*) Shkrimtar spanjoll, eseist dhe romancier autor i disa veprave si "Zi në parajsë", "Cirku", "Jeta e gjatë e Marksave" dhe "Tre javë në këtë kopësht"
Shqipëroi: Leonard Olli