E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Hipokritët" korçarë mbyllën Festivalin e Aktrimit

09/05/2005  Trupa e teatrit "A.Z Cajupi" e qytetit të Korçës, mbylli natën e fundit të Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit. Një grup i madh aktorësh korçarë si dhe të jashtëm luanin në komedinë “Hipokritët” të autorit grek Kosta Papadhopulos. Vepra u ngjit në skenë me regji të Guri Koços

Ishte trupa e teatrit "A.Z Cajupi" e qytetit të Korçës, që mbylli natën e fundit të Festivalit të 4 Mbarëkombëtar të Aktrimit. Një grup i madh aktorësh korçarë si dhe të jashtëm luanin në komedinë “Hipokritët” të autorit grek Kosta Papadhopulos. Vepra u ngjit në skenë me regji të Guri Koços. Në qendër të kësaj komedie sipas regjisorit Guri Koço është figura e Andreas, një personazh, i cili është kryetar i shoqatës së besimtarëve dhe i të varfërve, po që në të vërtetë përfaqëson grupin e madh të hipokritëve, pasi nuk është as i varfër dhe as besimtar. Personazhi kryesor Andrea, u interpretua nga aktori shumëplanësh Aleko Prodani, i cili përfaqësonte hipokritët dhe gjithë njerëzit që kanë maskë, në vend të fytyrës. Regjisori Guri Koço, u shpreh se pavarësisht se "kjo është një vepër e një autori grek, është shumë aktuale, njësoj sikur të ishte një komedi shqiptare. Kjo vepër është e bukur, pastaj është greke. Eshtë një vepër aktuale edhe për shoqërinë shqiptare. A nuk flasim çdo ditë për korrupsionin dhe hipokritët, për personat që kanë vënë maskë në vend të fytyrës? Unë vij me pretendimin për të fituar së bashku me trupën time, pasi është hera e 4 që vijmë në këtë Festival dhe dy herë kemi fituar. Edhe nata e sotme do të jetë një trofe për aktorët tanë të talentuar", ka thënë Koço për "Metropol". Duke folur për lojën aktoriale, Koço pohon se do të veçonte lojën e Aleko Prodanit, Arben Derhemit si dhe emra të tjerë të njohur në teatër dhe kinematografi. "Sigurisht që kjo komedi gjatë provave ka pasur edhe vështirësitë e veta, si të karakterit profesional, pasi nuk është e lehtë të vesh përballë një aktor shumë të mirë, me një aktor të ri dhe pa përvojë. Kjo komedi është shfaqur 12 net rrjesht në Korçë dhe ne kemi korrur sukses. Shpresojmë që edhe këtë herë komedia brilante greke të shkëlqejë në skenën fierake", përfundon regjisori Koço. Organizatorët dhe drejtori i Festivalit

Klajdi Marku, organizuan koncert gala me këngëtarë, aerobi dhe balet modern në skenën antike të Apolonisë, ku shpallën dhe aktorët fitues dhe çmimet e tjera respektive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›