E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çiklistë italianë kalojnë nga Saranda për në Kinë

09/05/2005  Turi “ndërkombëtar”

SARANDE – Gjatë dy ditëve të fundit, në Sarandë kanë qëndruar 20 çiklistë italianë, të cilët po bëjnë xhiron rreth botës. Të 20

drejtuesit e biçikletave vinin nga qyteti i Komos, në Italinë veriore dhe përshkruan Shqipërinë.

Fundjava i gjeti ata në Sarandë, në kuadrin e një udhëtimi disa ditor nëpër shtete të ndryshme të botës.

Çiklistët italianë ishin nisur 5 ditë më parë nga Komo për të vazhduar udhëtimin e tyre, i cili përfundon në kryeqytetin e Kinës, Pekin.

Njëri prej çiklistëve, Mario Fiosko, tha për gazetën “Metropol” se, itenerari i udhëtimit do të kalojë nëpër shtetet e Italisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Greqisë, Turqisë, Iranit, Turmekistanit dhe finishi i këtij udhëtimi është kontinenti aziatik dhe kryeqyteti i Kinës, Pekini.

Disa prej çiklistëve, thanë se terreni i Shqipërisë është i përshtatshëm për udhëtimin tonë, por gjendja aktuale e rrugëve e ka vështirësuar lëvizjen tonë normale.

Nuk është hera e parë që grupe të ndryshme çiklistësh, kalojnë nga Saranda për në Greqi dhe shtete të tjera europiane.

Disa muaj më parë, nga ky qytet kaluan për në shtetin fqinj jugor të Greqisë, 7 çiklistë francezë. Destinacioni i tyre ishte Pakistani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›