E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundërpërgjigjet Mrika, por s’flet dot për sakrificat e saj në fillim të mijëvjeçarit

Mrika e Partisë Socialiste u urdhërua mbrëmë vonë të dalë para kamerave për shpërdorimin politik të radhës dhe sulmoi kryetaren e Kuvendit për deklaratat e thëna prej saj në Elbasan, lidhur me moralin e politikës. Mrikë Vata, apo siç njihet në korridoret e PS-së, Mimi Kodheli, e ka kundërshtuar kategorikisht komentimin e jetës atipike të Edvin Ramës, duke e cilësuar atë si një sjellje që në Evropë. Deklarata e Mrikës nuk ka përgënjështruar dot as divorcin e zotit Rama, as shkatërrimin e jetës së ish-bashkëshortes së tij Matilda Makoçi, as prishjen e mëvonshme të lidhjes së mediatizuar me shou-girl-in R.Magjistari, e as njoftimet e mediave për sjellje perverse në banesën-muze të Pezës. Zonja Vata (Kodheli) nuk është përgjigjur as për deklarimet e Partisë Demokratike lidhur me orgjitë unisex që u drejtuan prej Edvinit në vitin 1991, por s’ka sjellë dot as shembullin e vet personal, se si mund të jetë në të vërtetë një familje e shëndoshë, një familje tipike shqiptare. Le ta nisë Mrika e Partisë Socialiste nga dëshmitë e fillimit të milleniumit, për të cilat edhe gazeta disponon disa syresh e ndoshta mund t’i vinte disi në ndihmë edhe kryetarit të vet, se të mbash familje të shëndoshë do sakrifica të shumta, do të durosh tej mase.
Helbete, çështje morali kjo punë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›