ALUIZNI, sot leja për 6.620 objekte shtesë në Tiranë
TIRANE-Sot, në ora 11 organizohet në "Hotel Rogner" në Tiranë, sipas programit të parashikuar, takimi i drejtuesve të Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Objekteve Informale për legalizimin e një numri të konsiderueshëm pallatesh me shtesa informale, në kryeqytet. Sipas burimeve nga ALUIZNI, janë rreth 6.620 apartamente, lokale dhe garazhe, që përfitojnë nga ligjet dhe vendimet nënligjore të kohëve të fundit dhe që do të marrin sot lejet e legalizimit.
(d.b/BalkanWeb)