Itali, shqiptarja gjendet me fyt të prerë
Policia italiane është njoftuar për një adoleshente shqiptare e cila është gjetur e prerë në fyt në banesën e të fejuarit të saj. Policia heton mbi miqësinë që frekuentonte vajza e cila kishte vetëm një muaj në Itali.
FOXHA -Një vajzë shqiptare u gjet e vdekur dje me fyt të prerë, në shtëpinë e saj, në Foxhia të Italisë. Trupi u zbulua nga 22-vjeçari Gentjan Smakaj, i cili bashkëjetonte me vajzën. Djali rrëfeu për policisë se ai doli nga shtëpia në orën 8.30 të mëngjesit për të shkuar në punë, në një ofiçinë që shkatërronte automjetet. Kur u kthye nga puna gjeti shoqen e tij në tokë, të mbytur në gjak dhe thirri policinë. Sipas policisë në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja të tjera dhune përveç plagës vdekjeprurëse në fyt. Vajza, Arushka Sedana kishte një muaj që kishte ardhur në Itali. Ajo u gjet pa dokumenta dhe nuk ka një të dhënë të saktë për moshën e saj. Megjithatë, ajo duket të jetë më e re se shoku i saj. Personat e fundit që e kanë parë vajzën kanë qenë disa komshinj rreth orës 8.30 teksa ajo po nderte rrobat.
(s.g/BalkanWeb)