E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi akuza opozites Skenar makaber kerkuat vrasjen e 13 mije shqiptareve

Gati te vrisnit 13 qytetare per te sjelle Ramen ne pushtet .Te majtet qe akuzuan Ramen per korrupsion u mblodhen rreth tij

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi akuzoi dje ne sallen e Parlamentit opoziten si vrasese. Sipas tij lotet e opozites jane lot krokodili sepse ajo asnjehere nuk reagoi ndersa bashkepunetori i kryesocialistit Rama kerkonte vrasjen e 13 mije qytetareve. Ministri i Transporteve shtoi me tej se i vetmi problem qe opozita ka me mazhorancen eshte fakti se ajo nuk mund te ofroje asnje alternative ndersa kjo qeveri ne 6 vjet ka arritur ate qe shoqeria shqiptare nuk e kishte arritur kurre. Ku e keni ju moralin pas gjithe asaj qe keni bere e mbas thirrjeve per te vrare 13 mije njerez 2 mije u vrane ne Luften e Dyte Boterore u mblodhet ti benit 28 mije por dolen vetem 2 mije. Ju thate keni ndermend te vrisni 13 mije shqiptare per karrigen e Edi Rames - tha ai. Olldashi shtoi se kjo qeveri eshte qeveria qe e integroi Shqiperine qe e beri ate anetare te NATO-s qe mundesoi levizjen e lire per shqiptaret dhe qe do te beje te mundur edhe qe vendi yne te marre statusin e vendit kandidat. Nuk keni problem ju me kasetat nuk keni problem me asgje tjeter ju keni problem me faktin qe kjo eshte qeveria me e mire qe ka pasur ky vend - shtoi ai. Ministri i Transporteve shtoi Impresioni i pare qe mund te vije nga kjo seance eshte per te ardhur keq se nga nje mase e madhe deputetesh socialiste vazhdon sot e njejta psikologji i njejti mentalitet me ate te 21 janarit. Ai kujtoi se Edi Rama eshte akuzuar publikisht per dhjetera raste si i korruptuar. Ku e kishit ju kete moral qe kerkoni te shisni sot kur eksponente tuaj e akuzonin zotin Rama si te korruptuar ata qe ju sot i mbani ne tryezen tuaj te opozites Ku ishit ju dhe morali juaj kur ai qe formuloi akuzen mbi Ilir Meten akuzoi kryetarin tuaj si perdorues kokaine Pse nuk u ngritet ju dhe te kerkonit verifikimin e akuzave ju te moralshmit Ku ishit ju kur Petro Koci anetari i tryezes se opozites e akuzoi kryetarin tuaj se e ka nje pallat nje vote Pse nuk u ngritet ne emer te antikorrupsionit Pse nuk u ngritet ju ne emer te antikorrupsionit kur anetari tjeter i tryezes Paskal Milo e akuzoi kryetarin tuaj si politikanin me te korruptuar te ketij vendi - tha ai. Olldashi vijoi me tej me akuzat ndersa tha se cfare ishin thirrjet e dates 20 janar qe do te shkelni mbi te vdekur. Cili ishte skenari juaj makaber i shoqeruar pastaj nga thirrjet se kemi nevoje per te vdekur per te ardhur ne pushtet A ka mundesi te ngrini doren te gjithe ju qe jeni gati te vrisni 13000 njerez per te sjelle Edi Ramen ne pushtet dilni para shqiptareve ju qe jeni dakord me kete politike. Turp per ju - perfundoi Olldashi fjalen e tij.

Dhuna PD padi deputetit te PS-se Prenga

Partia Demokratike padit ne prokurori deputetin e Partise Socialiste Armando Prenga i cili akuzohet se goditi per shkak te detyres. Kallezimi penal erdhi pasi ne seancen e djeshme plenare ligjvenesi socialist Armando Ndue Prenga sulmoi dhe goditi ne fytyre deputetin e Partise Demokratike Edi Paloka ne momentin kur ky i fundit ishte duke folur ne vendin e tij. Padia e grupit parlamentar te Partise Demokratike eshte e shoqeruar edhe me videon me pamje te skenes se dhunes kur shquhen qarte veprimet agresive te deputetit socialist Armando Prenga. Nderkohe ngjarja eshte shume e njohur per publikun sepseajo eshte transmetuar ne te gjitha mediat elektronike te vendit. Sipas Partise Demokratike kjo nuk eshte hera e pare qe deputete te Partise Socialiste perdorin dhunen ne sallen e Parlamentit. Disa muaj me pare prokuroria pushoi ceshtjen ne ngarkim te deputetit socialist Tome Doshi i cili gjate zhvillimit te seances plenare kishte kercenuar me jete deputetin e PD-se Gent Strazimiri. Ngjarja e rende ndodhi ne seancen e pare qe grupi i Partise Socialiste vinte ne sallen e seancave te Kuvendit qe pas dhunes se pashembullt te 21 janarit - sqaron PD.

Fyerjet ne Kuvend Byroja pezullon 3 deputete te PS-se

Byroja Parlamentare pezullon per 15 dite tre ligjvenes socialiste pas fyerjeve dhe debateve te ashpra ne seancen e djeshme plenare. Menjehere pas seances eshte mbledhur Byroja e Kuvendit me kerkese te shtate deputeteve dhe mori ne shqyrtim propozimin e nje grupi deputetesh te grupit parlamentar te Partise Demokratike per perjashtimin nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve te deputeteve Paulin Sterkaj Saimir Tahiri Armando Prenga Dashamir Peza dhe Taulant Balla. pas diskutimeve Byroja vendosi perjashtimin nga komisionet dhe seancat plenare per 15 dite duke filluar nga dita e hene 14 shkurt 2011 te deputeteve Paulin Sterkaj Armando Prenga dhe Saimir Tahiri. Byroja e Kuvendit u shpreh e vendosur per te marre te gjitha masat e nevojshme per te garantuar funksionimin normal te Parlamentit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›