E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundershtaret e regjistrimit Berisha Po perdhosin karriget e shtetit

Shefi i qeverisë, Sali Berisha tregohet i ashpër me zërat kundër regjistrimit të popullsisë duke i cilësuar qëndrimet e “Aleancës Kuq e Zi” si një defiçencë kontinentale të identitetit.

Berisha kërkoi nga personat me pushtet të mos përdorin dhe përdhosin karriget e tyre duke u fshehur pas një çështje delikate si identiteti kombëtar.

“Ç’janë këta që derdhin lotë krokodili se po na kërcënohet identiteti. Këta janë njerëz me defiçencë kontinentale identiteti, por shoqëria i pranon. Ata të cilët, shfrytëzojnë karriget e larta shtetërore, ata i përdhosin ato karrige, përdhosin kushtetutën, postet dhe karriget dhe janë më të mirë se çakejtë e tyre sepse çakejtë të paktën lehin, kurse vetë fshehin fytyrën”-tha kryeministri.
 
Kryeministri Sali Berisha ngarkoi me detyrë ministrin e Brendshëm të nis punën për krijimin e komisioneve në rang qarku të cilat do të shërbejnë për regjistrimin e popullsisë. Regjistrimi do të kryhet në tetor dhe sëbashku me të dhënat do të regjistrohen edhe pasuritë e shqiptarëve.

“Do të regjistrohen qytetarët, do të rregjistrohen pasuritë e tyre. Nëse 20 vjet më parë e kishin të vështirë të regjistronin mushka se nuk kishin, sot rregjistrojnë vetura, vila”-theksoi ai.

Kryeministri theksoi se do të ketë penalizime për ata persona që gënjejnë në plotësimin e formularit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›