E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI ftese per dialog Ngjela Opozita demostrata masive

"Sfida e madhe e realizimit të reformave të rëndësishme duke filluar nga reforma zgjedhore është sfidë për gjithë klasën politike të vendit. Padyshim e barasvlershme si sfidë edhe për vetë opozitën, në mënyrë të veçantë për Partinë Socialiste e cila nuk mund të vazhdojë mbahet jashtë institucioneve dhe jashtë kontributeve të rëndësishme që duhet të japë. Lëvizja Socialiste për Integrim edhe një herë apelon që drejtuesit e Partisë Socialiste të lënë mënjanë interesat e tyre dhe të bashkohen me interesat evropiane të vendit"-tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

"Ne e konceptojmë gjendjen si një errësirë institucionale e cila brenda një gjendje të tillë arbitrare dhe agresive duhet ndryshuar me forcën e opinionit publik. Dhunë shoqërore për risistemime tiranike. Do të ketë demostrata masive për rivendosjen e gjendjes"-tha Spartak Ngjela nga Opozita e Bashkuar.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›