E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria nen akuze ILDKP Mbyll dosjet e korrupsionit

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë  akuzon prokurorinë se nuk heton dosjet qe i dërgon mbi zyrtarët e dyshimtë. Në raportimin vjetor te Komisioni i Ligjeve , kryeinspektori Adriatik Llalla, deklaron se ndonëse çeshtjet janë të ngjashme, një pjese e tyre çohen në gjykatë nga organi akuzës, ndërsa të tjera pushohen pa motiv.

“Të gjitha rastet e dërguara prej nesh janë të bazuara në prova dhe gjykohen. Në vlerësimin tonë të gjitha vendimet e marra nga organi procedures për pushimin e ketyre rasteve janë të pabazuara. E kemi ankimuar së pari rastin në zyrën e prokurorit të përgjithshëm dhe më pas në gjykatë çështje të tilla nëse futen në rrugën e gjykimit apo të ankimimit zakonisht shkojnë në periudha shtatë- tetë mujore apo një vjeçare”- tha Llalla.

Nga 18 kallëzime penale që ILDKP ka depozituar në organin e akuzës, 7 prej tyre janë pushuar po aq  kanë kaluar gjykatës ndrësa 4 të tjera  janë ende në process gjykimi.

“Në Prokurori nuk kryhet asnjë veprim tjetër hetimor, aq më tepër që bëhet vetëm kontrolli i veprimeve tona se si është kryer procesi investigues prej nesh. Hetimi nuk zgjerohet për mënyrën se si subjekti ka krijuar të ardhurat, mënyrën, shtrirjen”- tha Llalla.

Nga ana tjetër të kontaktuar në telefon, zyrtare të prokurorisë, mohojnë të kenë pushuar ndonjë dosje të ILKDP-së. Organi akuzës bën me dije se nuk mund të ndërhyjë në punën e Inspektoriatit, ndërkohë që shton se është në pritje të dosjeve të tjera.

Gjatë 2010-së ILKDP ka gjobitur 23 zyrtarë, ndërsa thekson nevojën e e ndërhyrjes në kodin penal, pasi në këtë formë të ligjit i ka duart e lidhura. 

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›