E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërshtojnë imunitetin e Saleh

Disa njerëz raportohet të jenë vrarë kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj protestuesve në qendër të kryeqytetit të Jemenit, Sanaa.

Të enjten protestuesit kundërshtuan marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Arabbia Saudite, sipas së cilës Saleh do t’i garantohej imuniteti nga përndjekja ligjore në shkëmbim me dorëzimin e pushtetit në duar të zëvendëspresidentit. Mijëra jemenas dolën në rrugët e Sanaa’s dhe Taiz’it në shenjë kundërshtimi të marrëveshjes. Sipas ekipeve mjekësore, pas të shtënave me armë zjarri në spitalin e kryeqytetit u sollën të paktën katër trupa të pajetë.

Dhuna ndodhi vetëm një ditë pasi presidenti, Ali Akbar Saleh, nënshkroi në Arabinë Saudite marrëveshjen për dorëzimin e pushtetit.

Ndryshe, protestat janë karakteristikë e situatës së përgjithshme në Jemen tash e 10 muaj. Ato kishin për qëllim dhënien fund të regjimit 33-vjeçar autoritar të presidenti Saleh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›