E Shtunë, 31 Tetor 2026

PKK vranë tre persona

Në një sulm mes të mërkurës dhe të enjtes kundër një burimi të naftës në verilindje të Turqisë, kryengritësit kurdë kanë vrarë të paktën tre punonjës të kompanisë turke të naftës.

Sipas agjencive, sulmi ndodhi në lokalitetin Bekiran, që ndodhet në provincën Batman.

Supozohet se prapa sulmit qëndrojnë pjesëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), e cila kohëve të fundit ka kryer disa sulme të armatosura në atë pjesë të Turqisë, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anatolya.

Pjesëtarët e policisë dhe të ushtrisë turke të stacionuar në provincën Batman menjëherë filluan ndjekjen e sulmuesve, bazat e të cilëve ndodhen në veri të Irakut.

Gjatë muajve të fundit kryengritësit kurdë sulmuan dy herë gazsjellësin që vjen nga Irani për nevojat e tregut turk. Kjo gjë shkaktoi çrregullimin disaditor të furnizimit me gaz, kështu që përreth këtij objekti u shtuan masat e sigurisë.

Përmes konfliktit të armatosur disavjeçar pjesëtarët e PKK’së synojnë të arrijnë një autonomi për popullin kurd. Si pasojë e këtij konflikti deri më tani janë vrarë afro 40,000 persona, kryesisht civilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›