E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie, si Messi e Ronaldo

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Robin van Persie me formën e tij aktuale mund të rivalizojë yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe atë të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Holandezi ka realizuar 38 gola nga fillimi i këtij viti dhe Wenger thotë se Van Persie duhet të konsiderohet në shkallë të njëjtë me Messin dhe Ronaldon, që po ashtu kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre këtë sezon.

“Nëse vazhdon kështu, sigurisht. Të presim deri në fund të sezonit. Ai është lider i ekipit dhe është shumë me rëndësi të udhëheqë skuadrën drejt suksesit”, tha Wenger për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›