Kundertheniet e nje opozite sektare
Gjeni ndryshimin. Ngjela Opozita neser ne proteste Zogaj Protestat e opozites nisin javen e ardhshme Jemi perpara dy qendrimeve te ndryshme ne dy dite te ndryshme. Tak Ngjela doli krejt blof. Kurse pritet nese Edi Rama do te pergenjeshtroje te gjithe njerezit e tij. Pasi nuk duhet shume zgjuarsi natyrore per te kuptuar se kemi te bejne me nje opozite joserioze e cila nuk merret seriozisht perderisa ka si pjesetare te vetet individe qe kane veshtiresi ne radhe te pare te perfaqesojne veten e tyre dhe jo me interesat e nje populli opozitar ose thjesht socialist me oreks te madh. Kunderthenia eshte bere shenja me identifikuese e ketij organizmi te modifikuar gjenetikisht qe quhet opozite e bashkuar vecse ne trillim. Inkoherenca eshte nje vijueshmeri e frikshme. Kurse serioziteti eshte bere nje opsion i natyres patetike dhe jo nje pergjegjesi morale ndaj militanteve qe sinqerisht jane te majte.
Mirepo kur sheh sesi shperdorohet institucioni i opozites nuk ke sesi te mos revoltohesh. Kur sheh teksa interesat e se majtes mbrohen nga nje njeri amoral si Ngjela apo nje renegat i se djathtes si Zogaj. Edhe Juda do te kishte qene me koherent ne besnikerine e diteve te sotme. Ky format i opozites eshte shume i mireseardhur per Berishen. Bile si i tille do ta mbaje shumicen e djathte gjate ne pushtet.
Pa dyshim nuk ka opozite me te rrenuar se kjo kur ka mbetur te kete si figura te saj potente Nard Ndoken dhe politikanin impotent Spartak Ngjela Per kete Ndoken cfare nuk i maten me kronometer kur ishte minister. I thane i paafte i korruptuar pa shkolle etj etj. Sot e kane aleat te fuqishem. Gjithmone nese fillojne nje dite Protestat do te jene deshtimi i radhes i PS-se dhe njera nder shenjat e kapitullimit elektoral ne zgjedhjet lokale kur koalicioni PD-LSI ka per ti fituar edhe bashkite bastione te majta. Me te vertete opozita socialiste ka hyre ne spiralen e humbjeve e deshtimeve te njepasnjeshme. Nuk ka te ndalur tani. Si ortek do te marrin me vete shume personalitete dytesore. Sidomos kur analiza per humbjen e zgjedhjeve te 28 qershorit pergjegjesite e Edvinit mistifikimi me programin qeverises mijera faqesh ose perjashtimi preventiv i figurave te PS ne listen zgjedhore as qe diskutohet ne keto asamblete xibrakiane.
Sidoqofte amullia qe pershkon opoziten eshte transparente. Edi Rama propozoi oferten e re maxhorances duke thene se nuk duan fletet e votimit. Si keshtu Nese nuk do fletet e votimit atehere per cfare do e rrezosh qeverine Qendrimi i opozites deri me sot ka qene per hapjen e kutive te fleteve te votimit dhe vertetimin e manipulimeve sipas tyre. Nese heq dore nga kjo kush eshte motivi i protestave Cila eshte parulla e radhes hap kutite e materialeve zgjedhore dhe jo te votimit
Sa per kutite e materialeve zgjedhore Rama i merr ne dorezim deri neser nese opozita pranon respektimin e ligjit pra te Kodit Zgjedhor. Ne kete kod te miratuar me konsensus te plote shkruhet fare qarte se nese hapen kutite materialet zgjedhore shkojne ne arkiv kurse fletet digjen. Mirepo X i panjohur eshte nese Edi Rama pranon qe fletet e votimit te digjen dhe komisioni hetimor parlamentar te marre ne dorezim vetem materialet zgjedhore Sepse nese opozita e Rames pranon transparenca mund te filloje sepse cdo ceshtje e zgjidh ligji.
Iteri tash eshte me i qarte se kurre. Dhe nese Rama zgjedh rifillimin e protestave atehere per rrjedhoje logjike kerkohet marrja e pushtetit nepermjet rruges.