Kuntis: Zgjidhje të shpejtë për situatën politike
Ministri i Jashtëm Ilir Meta u takua në Bruksel me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, eurodeputetin grek Nikolaos Kuntis. Në takim u diskutuan çështje të aplikimit të Shqipërisë për statusin kandidat në BE apo dhe përmbushjen e kritereve që rrjedhin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ministri i Jashtëm informoi eurodeputetin grek dhe mbi situatën politike në Shqipëri. Meta ripërsëriti qendrimin e mazhorancës për një zgjidhje ligjore, e cila nuk tejkalon kompetencat e sistemit gjyqësor.
Eurodeputeti grek theksoi nevojën e një zgjidhjeje të shpejtë të situatës politike, nisur nga nevojat e vendit për integrim europian.
“Puna jonë fokusohet në mënyrën sesi Shqipëria po përmbush detyrimet për anëtarësim në Bashkimin Europian. Çështjet politike janë të brendëshme dhe i takojnë partive politike. Ne urojmë që problemet e brendëshme të zgjidhen në mënyrën më të mirë dhe sa më shpejt të jetë e mundur që të mund të arrihen qëllimet e qytetarëve për integrim. Puna dhe dëshira jonë fokusohet në drejtim të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.”
Eurodeputeti grek tha se ministri Meta i paraqiti një situatë objektive të të gjitha zhvillimeve në Shqipëri. Një bazë e mirë kjo, sikudër tha Kuntis për një bashkëpunim konstruktiv në të ardhmen. Përfaqësuesi i Parlamentit Evropian paralajmëroi një vizitë në Shqipëri në fillim të vitit që vjen.