Marrëveshje për kulturën me Malin e Zi
Ministria shqiptare e Kulturës dhe ajo malezeze kanë nënshkruar sot një marrëveshje 3-vjeçare bashkëpunimi mes tyre. Marrëveshja e sigluar nga ministri Ferdinand Xhaferri dhe homologu i tij malazez Branislav Micunovi synon binjakëzimin e kulturave të dy vendeve përmes veprimtarive në fushat e artit dhe ato të sportit.
Sfidat e përballjes dhe integrimit me kulturat e mëdha kërkojnë një bashkëveprim më efikas për kulturat më të vogla,- ka theksuar Xhaferri pas nënshkrimit të marrëveshjes. Ndërsa ministri Miçunov vlerësoi se kjo marrëveshje vjen në një moment kur komunikimi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi është shumëplanesh dhe sipas tij pritet të nxisë edhe më shumë bashkëpunimin.