E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, vlerësim Shqipërisë për antikorrupsionin

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit, Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përkrah me fonde dhe asiston vende të ndryshme në politikat e qeverisjes së mirë, lirinë ekonomike dhe investimet, e ka kualifikuar Shqipërinë për herë të parë mbi mesataren e të gjitha vendeve që përfitojnë nga fondet e saj, në luftën kundër korrupsionit.
Pollo “Në klasifikimin e përvitshëm të Korporatës së Sfidës së mijëvjeçarit Shqipëria për herë të parë renditet me 53 % mbi vijën mesatare të përcaktuar nga korporata, si idikator thelbësor për politikat efikase të qeverisë në luftën kundër korrupsionit.”
Korporata në klasifikimin e saj bën vlerësimin për 17 indikatorë për të përcaktuar përzgjedhshmërinë e secilit vend që përfiton nga programi i asistencës.
Shqipëria është një nga vendet përfituese të programit prag të sfidës së mijëvjeçarit. Pas projekteve One Stop Shop për regjistrimin e biznesit, sistemit elektronik të taksave dhe mbështetjen në fushën e prokurimeve publike, vendi ynë falë performancës së mirë u bë përfitues dhe i fazës së dytë të programit prag me asistencë të mëtejshme në Administratën Tatimore si dhe ngritjen dhe fuqizimin e Task Forcës për antikorupsionin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›