E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuotat dhe tarifat perfundimtare per universitetet publike



Vendimi i fundit i Keshillit te Ministrave per kuotat dhe tarifat e pranimit ne institucionet publike te arsimit te larte eshte publikuar ne Fletoren. Ky vendim ka ndryshuar shifrat e pranimeve ne universitete si dhe pagesen qe duhet te bejne studentet. Keshtu 1. Kuotat e pergjithshme te pranimit ne institucionet publike te arsimit te larte per vitin akademik 2010-2011 ne ciklin e pare te studimeve me kohe te plote jane 23 534 te ndara si me poshte vijon a Kuotat e pranimeve te reja per programet e studimit te ciklit te pare 23 034 b Kuota per program te dyte studimi 100 c Kuota per transferim studimesh 300 c Kuota per shtetasit e huaj 100. Nderkaq kuotat e pranimeve te reja per programet e studimit te ciklit te pare me kohe te plote perbehet nga a Kuotat e pranimit per kandidatet brenda territorit te vendit 21 725 b Kuota per shqiptaret nga trojet jashte kufijve te vendit 1264 c Kuota per te verbrit te vecanta 20 c Kuota per romet ballkano-egjiptiane 25. Ne cdo program studimi ne ciklin e pare te studimeve me kohe te plote ne vitin akademik 2010-2011 pese studentet e vitit te pare me rezultatet me te larta ne plotesimin e kritereve te pranimit piket e fituara ne sistemin merite-preference ne programin e studimit perkates perjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Kete perjashtim ne asnje rast nuk e perfitojne studentet me noten mesatare te shkolles se mesme me te ulet se nota nente. Pranimi i studenteve ne shkollat e larta publike behet vetem ne nje raund dhe mbeshtetet ne rezultatet e shkolles se mesme te Matures Shteterore Merita si dhe perzgjedhjes se degeve preferenca te bere nga vete kandidati/ja. Kuotat qe mbeten te parealizuara nuk rishperndahen.

Tarifat
Vlera e lekeve qe duhet te paguajne studentet per nje vit shkollimi ndryshon ne baze te deges se zgjedhur. Ne listen e publikuar nga qeveria verehet se ne cdo dege studimi jane vendosur tarifa me te larta studimi se nje vit me pare. Deget si Juridiku Puna Sociale Filozofia Shkenca Politike Letersia etj kane tarifat me te larta per vitin shkollor 2010-2011. ndersa tarifat me te uleta jane tek deget Cikel i Ulet Turizem Gjuhet e Huaja Biologji-Kimi etj.

27 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›