E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket kush do te perfitoje bonus



Anilejda Shembitraku

Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor ISKSH ka percaktuar kriteret e reja per bonusin e punonjesve te shendetesise. Krahas pages mujore mjeket perfitojne edhe bonusin per cilesine e sherbimit prej 5 mbi page. Burime prane ISKSH-se kane deklaruar per gazeten Albania se shperndarja e tij do te nise se shpejti ne te gjithe qendrat shendetesore te vendit. Sipas ISKSH-se pas percaktimit te indikatoreve per bonusin dhe matjes se tyre aktualisht po perpunohen te dhenat per qendrat shendetesore. Pervec pages dhe 10 shtese per aktivitet qe shperndahet sipas realizimit te numrit te vizitave kjo kategori do te perfitoje edhe 5 shtese per cilesine e sherbimit.

Masa
Nga te dhenat paraprake te ISKSH-se te gjitha qendrat do ta perfitojne kete bonus por masa e perfitimit do te jete e ndryshme ne baze te realizimit te indikatoreve qe jane vendosur per marrjen e tij. Burimet prane ISKSH-se bejne te ditur se metoda e re pageses ka te beje me llogaritjen e buxhetit te qendres shendetesore mbeshtetur mbi pagen fikse. Me konkretisht 85 e buxhetit ate per aktivitet ne masen 10 shtese mbi pagen i cili lidhet me realizimin e numrit te vizitave 12 ne qytet 9 ne fshat dhe 6 ne zonat e thella si dhe bonusi per cilesine e sherbimit ne masen 5 per te cilen jane percaktuar 6 indikatore te matshem nepermjet nje sistemi pikezimi. Sipas ISKSH-se cdo indikator do te matet proporcionalisht dhe bazuar mbi piket e marra duke vijuar me pas me shperndarjen e buxhetit perkates. Keshtu sa me shume dhe me mire te kujdeset personeli shendetesor per popullaten qe mbulojne aq me shume te ardhura do te hyjne ne arken e qendrave shendetesore te cilat do te perdoren per shperblime dhe rritje te pagave te punonjesve te shendetesise. Burimet bejne te ditur se aktualisht financimi po ecen ne te njejten kah me cilesine e sherbimit dhe kjo eshte gjeja kryesore. Sipas ISKSH-se sot mjeku i familjes po frekuentohet gjithnje e me shume numri i vizitave eshte rritur me 2-3 here krahasuar me periudhen para nisjes se reformes.

Bonusi
Sipas te dhenave te ISKSH-se ne rang vendi bonusi 5 per 3-mujorin e dyte 2010 eshte realizuar ne masen 47.1 ndersa si 6-mujor eshte realizuar 53. Nderkohe nga realizmi i te 9 indikatoreve sipas tremujoreve dhe si 6-mujor tregon per rezultate te uleta te grave shtatzena qe marrin viziten e pare brenda tremujorit te pare te shtatzenise ajo e femijeve te moshes 0-1 vjec qe marrin vizitat e detyrueshme brenda tremujorit e pacienteve te diagnostikuar me HTA qe kane vlerat e TA brenda normave e pacienteve me diabet qe kane nivelin e glicemise esell brenda normave si dhe Perqindja e stafit qe merr pjese ne edukimin mjekesor te vazhdueshem.

Indikatoret per cilesine e sherbimit
1- Perqindja e pacienteve te regjistruar qe jane vizituar per here te pare PVHP brenda vitit 15 pike
2- Kostoja mesatare e recetave per diagnoze per diagnoza te zgjedhura 20 pike
3- Perqindja e pacienteve kronike te vizituar cdo muaj 15 pike
4- Perqindja e grave shtatzena qe marrin viziten e pare brenda tremujorit te pare 15 pike
5- Perqindja e femijeve te moshes 0-14 vjec te vaksinuar plotesisht 20 pike
6- Perqindja e stafit qe merr pjese ne edukimin mjekesor te vazhdueshem 15 pike.

Mjeket
Te ardhurat dytesore shkojne vetem per qendrat

Nje tjeret element i rendesishem per qendrat shendetesore ne vend jane edhe te ardhurat dytesore. Sipas ISKSH-se keto te ardhura te mbledhura nga qendrat shendetesore perfshijne te ardhurat nga te pasiguruarit te cilat do te nisin te perdoren shume shpejt. Burimet bejne te ditur se keto te ardhura do te perdoren nga vete qendrat shendetesore ne masen 100 per mirembajtjen e qendres gje qe do te ndihmoje ne funksionimin me te mire te tyre. Reforma ne sherbimin shendetesor ka nisur qe prej 1 janarit 2007. Fale mirefunksionimit te saj qendrat shendetesore sipas ISKSH-se po fitojne nje autonomi vetemenaxhuese gje qe po sjell nje rritje te ndjeshme te treguesve qe lidhen me cilesine e sherbimit per popullaten. Aktualisht ISKSH ka kontrate me 419 qendra shendetesore ne te gjithe vendin.

FLUKSI
Ne 6 muaj gati 3 milione vizita

Sipas ISKSH-se numri i vizitave te mjeku i familjes ka pasur nje rritje domethenese. Vetem ne 6 muaj jane arritur te kryhen rreth 3 milione vizita duke e kthyer ne kete menyre mjekun e familjes ne porten e pare te sherbimit shendetesor. ISKSH-ja do te vijoje te stimulojme financiarisht punen e mjekeve ne menyre qe te rrite cilesine e sherbimit per pacientet si prioritet primar i punes se saj. Sipas te dhenave te 6-mujorit te pare ne drejtim te realizimit te indikatoreve te performances aktiviteti 10 dhe te cilesise bonus 5 nga qendrat shendetesore jane kryer rreth 3 milione vizita me nje mesatare ditore te vizitave per mjek 8.3 per qind. Ne perqindje performanca eshte realizuar ne masen 82.7. Krahasuar me 6-mujorin e pare te vitit 2009 eshte evidentuar nje rritje prej 374 mije vizitash me teper dhe 166 mije me teper ne tremujorin e dyte te 2010-s me tremujorin e pare te po ketij viti. Sipas te dhenave te ISKSH-se jane percaktuar edhe rajonet me mosrealizime me te theksuara te indikatoreve te cilesise Saranda 34.1 Tropoja 35.6 Elbasani 38.6 Kukesi 40.6 dhe Lezha 41.4. Gjithashtu indikatori i PVHP eshte rritur me 6.8 me shume se ne 6-mujorin e pare te vitit 2009 indikatori i mesatares se 4 diagnozave eshte rritur me 4.9 ndersa indikatori i dyte Kosto mesatare e recetave per diagnoze per 4 diagnoza te zgjedhura eshte ne shifrat mbi 60 nderkohe qe shpenzimet e rimbursimit dhe vlera mesatare per diagnoze sa vjen e rritet nga muaji ne muaj.

27 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›