Ushtaraket peticion per pensionet
Institucioneve me te larta te vendit si Presidentit te Republikes Kryeministrise dhe Kuvendit te Shqiperise u eshte derguar nje peticion i kesaj shoqate i cili pasi rendit situaten e ushtarakeve dhe problematiken e tyre parashtron kerkesat e tyre. Ne fund peticioni parashtron nje sere kerkesash te ushtarakeve te cilat nese nuk do te merren
parasysh do te sjellin edhe reagimin e ketyre te fundit te cilet nje jave me pare lajmeruan per protesta ne rruge. Peticione gjithashtu u jane derguar kryetareve te grupeve parlamentare te Partise Demokratike asaj Socialiste si dhe Levizjes Socialiste per Integrim.
Peticioni
Shoqata e Ushtarakeve ne Rezerve vlereson ne peticion se akti normativ i miratuar nga qeveria ne 10 nentor jo vetem qe nuk reflekton vendimet e Gjykates Kushtetuese por eshte ne kundershtim te plote me to. Nga ana tjeter ushtaraket shprehin indinjaten qe per vite me radhe vendimet e qeverise kane qene ne linje te kundert me interesat e tyre duke perkeqesuar situaten e kesaj kategorie. Ligjet vendimet dhe aktet normative te hartuara nga qeveria dhe te miratuara ne Kuvend qe nga viti 2005 e ne vazhdim ne teresine e tyre jane diskriminues per ushtaraket si dhe keqinterpretues per opinionin publik se gjoja ushtarakeve po u behen privilegje te pamerituara. Ne fakt nga viti ne vit dhe nga ligji ne ligj te drejtat e tyre social-ekonomike kane ardhur ne perkeqesim thuhet ne peticion. Shoqata Kombetare e Ushtarakeve ne Rezerve denon injorimin qe qeveria i ka bere kesaj kategorie gjate kohes kur jane hartuar ligjet perkatese te cilat sanksionojne te drejtat dhe detyrimet e ketij grupi. Kerkesat tona te vazhdueshme per te dhene edhe ne mendimet si grup interesi gjate hartimit te ligjeve dhe vendimeve perkatese per te gjetur zgjidhje te pershtatshme ne perputhje me kushtet ligjore dhe ekonomike te vendit jane injoruar totalisht nga te gjitha institucionet shteterore qe jane pjese dhe pergjegjes te hartimit te tyre thuhet ne peticion.
Kerkesat
Ushtaraket pas parashtrimit te problematikes ne peticion percaktojne edhe nje sere kerkesash per kreret e institucioneve kyce ne vend. Sipas tyre akti normativ i dates 10 nentor duhet te anulohet. Nderkohe qe vendimi i Keshillit te Ministrave per perfitimet e ushtarakeve do te plotesohet me nje vendim shtese qe te reflektoje vendimin qe mori Kushtetuesja ne mes te ketij viti. Nese pas ketij peticioni nga shteti nuk do te kete reagim ushtaraket i kane qendruar besnik vendimit te disa diteve me pare per te informuar organizmat nderkombetare si NATO apo BE perfaqesite diplomatike te akredituara ne vend dhe nuk perjashtojne as protestat masive.
Kerkesat
1. Anullimin e menjehershem te Aktit Normativ te Qeverise date 10.11.2010 pasi per kete problem eshte miratuar me pare nje VKM i cili duhet te zbatohet pavarsisht se nuk i ka marre parasysh efektet e vendimit te Gjykates Kushtetuese.
2. Te plotesohet VKM-ja me nje VKM shtese per te reflektuar efektet e vendimit te Gjykates Kushtetuese duke dhene nje shembull ne zbatim te respektimit te shtetit ligjor shtetit te te drejtes.
3. Heqjen dore nga koncepti i luftes se klasave ndaj ushtarakeve ne rezerve ne pension dhe ne lirim si dhe uljen e paleve ne bisedime per te gjetur zgjidhje te pershtateshme ligjore e financiare per palet.
Akti normativ i qeverise
Ne nentor qeveria miratoi nje akt normativ i cili sipas ushtarakeve ul nivelin e tyre te perfitimeve. Ne kete akt sanksionohet se paga referuese mbi te cilen do te llogaritet pensioni dhe perfitimet e parakohshme zvogelohet. Kurse perfitimi mbi page per vitet shtese ulet nga 2 per qind ne 1.5 per qind kjo ne rastin e pensionit te parakohshem. Nje tjeter ndryshim eshte ai qe lidhet me kontributin per ushtaraket te cilet aktualisht jane ne pune. Nga 1 janari i 2011-es atyre u lind si detyrim te paguajne nga 2 per qind 5 per qind te pages per te perfituar nga statusi. Ky akt normativ
sipas ushtarakeve hedh poshte vendimet qe
ka marre Gjykata Kushtetuese.
Sindikata e Policise
Sindikata e Policise ka zhvilluar se fundmi nje mbledhje me misionet e huaja qe asistojne policine shqiptare per te diskutuar rreth aktit normativ te fundit te qeverise i cili prek interesat e kesaj kategorie. Sipas kryetarit te kesaj sindikate Sadedin Fishta edhe kjo sindikate ka marre si vendim qe te dergoje kerkesat perkatese prane krereve te shtetit dhe nese nuk do te kete asnje reagim ceshtja do te perfundoje serish ne dyert e Gjykates Kushtetuese. Tashme historia e ligjit qe perfshin ushtaraket Policine e Shtetit dhe grupe te tjera nuk eshte me e re per Kushtetuesen sepse
deri me tani kjo ceshtje ka kaluar dy here ne
vendimet e kesaj gjykate.
Nertila Maho