E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ndihma banoreve te komunes Trebinje

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka qenë pranë banorëve të Komunës Trebinjë. Gjatë kësaj vitite zoti Meta ka ofruar ndihma, me qëllim përballimin e situatës së vëshirë të krijuar nga reshjet e mëdha të dëborës. Kreu i LSI-së është shprehur se në këtë zonë, pavarësisht vështirësive është duke u punuar shumë për të hapur rrugët. Zoti Meta u deklaroi se jeta do të vazhdojë falë përpjekjeve të drejtuesve të pushtetit vendor dhe gjithë atyre që ndihen pranë këtij komuniteti. Kryetari i Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh i sigurt se në ditet e ardhshme do të ketë të tjera ndihma për komunitetin e Trebinjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›