E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsulli i Pakistanit, Mëhilli: E emëroi Islami, jo Berisha



Konsulli i Pakistanit është emëruar nga ish-ministri i Jashtëm i PS-së, Kastriot Islami, dhe jo nga Kryeministri Sali Berisha. Në këtë mënyrë reagoi dje Partia Demokratike përmes zëdhënëses së saj, Erla Mëhilli, për lajmin e publikuar në disa media se Kryeministri Sali Berisha ka emëruar si konsull në Pakistan Safar Ansar, për shkak të interesave të tij. “Në mediat e kontrolluara prej tij, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mashtron shqiptarët me shpifjen e fundit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike dhe Kryeministrit, zotit Sali Berisha, sipas së cilës, zoti Zafar Ansar është emëruar nga Kryeministri Berisha si konsull i përgjithshëm i Pakistanit, për shkak të interesave të tij familjare”, - deklaroi znj. Mëhilli. Zëdhënësja e Partisë Demokratike bëri të qartë se sipas dokumenteve autentike që disponon Ministria e Jashtme e Shqipërisë, Zafar Ansar është emëruar në detyrë si konsull i përgjithshëm i Pakistanit më datë 15 dhjetor të vitit 2004 nga ministri i Jashtëm i qeverisë socialiste, Kastriot Islami”, - deklaroi Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›