Kupa FA: United përballë Cityt

Manchester United është caktuar të përballet edhe njëherë me Manchester Cityt, kësaj here në rundin e tretë të Kupës FA.
City do t`i presë rivalët e hidhur në Etihad Stadium duke mbajtur kokën lartë pas fitores 6-1 në ligë në Old Trafford në muajin tetor.
Nga ndeshjet tjera të Kupës, Newcastle do të presë në fushë të vet Blackburnin, ndërsa Arsenali do të presë skuadrën e nivelit të dytë, Leeds. Chelsea dhe sfida e parë e Andre Villa-Boas në Kupën FA do të vijë në shtëpi kundër Portsmouth.
Tottenham, Aston Villa dhe Evertoni do të kenë rivalë të lehtë pasi do të përballen me Cheltenham, Bristol Rovers, respektivisht Tamworth.