Hetemaj, pjesë e fitores historike të AEK-ut

AEK i Athinës arriti fitoren e parë pas 22 ndeshjesh në fazën e Grupeve të Ligës së Kampioneve. Goli historik u shënua në minutën e 74-t nga Nikolaos Liberopoulos, kundër një formacioni me dhjetë lojtarë të ekipit francez Lilë. Në këtë takim luajti edhe shqiptari me pasaportë finlandeze, 19-vjecari Përparim Hetemaj, që në dy ndeshjet e fundit të AEK ka luajtur plot 158 minuta. Madje ishte Hetemaj, shkaku që francezët mbetën me dhjetë lojtarë. Ndaj u shkaktua nëj faull nga Efstathios Tavlaridis, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke marrë automatikisht kartonin e kuq. Mesfushori Hetemaj luajti për 88 minuta, ndërsa u zëvëndësua për arsye taktike në fund të takimit me Ilias Kiriakidis. AEK pas fitores në ditën e katërt të Ligës së Kampioneve, ndodhet në kuotën e 4 pikëve në Grupin H.