E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besart Berisha debuton në “Champions”

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Besart Berisha, është bërë shqiptari i pestë që ka shënuar emrin e tij në librin e artë të Ligës së Kampionëve, pas Bledar Kolës, Besnik Hasit, Lorik Canës e Përparim Hetemajt. Skuadra e tij është mposhtur nga portugezët e Portos me rezultatin 3:1 në Hamburg, por shqiptari ka lënë përshtypje të mirë në ndeshjen e tij të Ligës së Kampionëve. Berisha është futur në fushë në minutën e 65-të të ndeshjes në vend të Atouba, kur skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 2:1. Menjëherë ai ka rrezikuar portën e skuadrës portugeze, duke qëlluar shtyllën vetëm një minutë, pas futjes së tij në fushë.
Ndërkohë shqiptari tjetër që aktivizohet me një skuadër, që gjithashtu merr pjesë në Ligën e Kampionëve, Përparim Hetemaj i AEK-ut të Athinës, ka zhvilluar ndeshjen e tij të dytë në garën e yjeve të Evropës. Hetemaj ka qenë pjesë e suksesit të AEK-ut, për 88 minuta në fitoren kundër skuadrës së Lille. Madje pikërisht për "fajin" e Hetemajt, mbrojtësi grek i francezëve të Lille është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 22-të të ndeshjes, pas një faulli të rëndë, duke e lënë skuadrën e tij më një lojtar më pak në fushë. Me këtë fitore AEK-u i Përparim Hetemajt, mund të shpresojë ende për kualifikim në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje të fazës së grupeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›