E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teser: “Skuadra ka nevojë për cilësitë e Skelës”

Ervin Skela vazhdon të mbetet një problem te Askoli për shkak të mospërgatitjes së duhur fizike, por nga ana tjetër mbetet gjithmonë i vlerësuar nga trajneri Atilio Teser. "Nuk prisja më shumë nga Pekia dhe Skela. Skela erdhi pa përgatitjen e duhur, por megjithatë ka luajtur në gjashtë ndeshje", - thotë trajneri. Askoli do të përballet këtë fundjavë me Interin. "Sfida në letër është e vështirë, shumë e vështirë. Por edhe ne kemi treguar se jemi një skuadër, dhe për më tepër nuk kemi asgjë për të humbur". Teser përgatitet për dy surpriza kundër zikaltërve: "Di Biaxhos i mungojnë disa ndeshje për të qenë në formë, por në Milano ai do të vijë me ne. Mund të jetë në pankinë, por mund ta fillojë takimin dhe nga minuta e parë, varet nga puna e kësaj jave. Dhe pastaj mbetet në fuqi opsioni Skela. E kam parë shumë të preokupuar. Skuadra ka nëvojë për cilësi dhe ai i ka ato".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›