Dy aksidente ne Tirane plagosen 3 persona
Tiranë, 2 aksidente janë shënuar gjatë mbrëmjes së të hënës, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona. Në njërin prej aksidenteve mësohet se ka mbetur i lënduar dhe një polic jashtë shërbimit. Njëri prej aksidenteve ka ndodhur kur një automjet tip ‘Opel’, me targa AA 612 FB ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur dy persona. Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spital Ushtarak, ku shtetësia me inicialet V.M është më rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në periferi të Tiranës, pranë urës së Beshirit. Policia mbërriti në vendngjarje e nisi hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit. Nderkohe qe aksidenti i dytë ka ndodhur në qendër të Tiranës. Një makinë ka dalë nga rruga në sheshin Skënderbej duke u përplasur me pemët dekorative
Ngjarja e ndodhur pranë Bashkisë së Tiranës, por fatmiresisht nuk raportohet lendime në njerëz.