E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, Teuta fiton me Vllazninë

Të mërkurën u zhvilluan tre takimet e prapambetura nga ndeshjet e para të turit të dytë të edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë, të cilat nuk zhvilluan një javë më parë (3 dhjetor), për shkak të përmbytjeve të stadiumeve nga reshjet e dendura.

TEUTA-VLLAZNIA 1-0
Teuta mposhti në “Niko Dovana” skuadrën më të mirë të momentit, Vllazninë, falë golit të talentit 20-vjeçar Emiljano Vila, i cili realizoi në minutën e 26-të pas asistim të Pjesa e parë ishte ekuilibruar, por me një harkimi të kapitenit Gentian Gjondeda.
Teuta pati dy raste ideale për të shënuar në pjesën e dytë, me anë të Vangjel Miles (47’ e 59’) por pa mundur të konkretizojë.  Ndeshja e kthimit një javë më pas në “Loro Boriçi” do të jetë një sfidë për jetë a vdekje, ndërkohë që Vllaznisë i duhet një fitore me të paktën dy gola diferencë për të kaluar në çerekfinalet e Kupës. Por një fakt është i hidhur, nga vazhdimi i Kupës do të largohet një nga tre skuadrat më të mira aktuale të kampionatit, Vllaznia, fituese e sezonit të kaluar të Kupës ose Teuta, që e ka fituar për herë të fundit atë në vitin 2005. Sa për statistikë Vllaznia ka mbërritur 44 herë në çerekfinale, ndërsa Teuta 35 herë.

BYLIS-FLAMURTARI 1-1
Në “Adush Muça” të Ballshit, Bylisi nuk arriti të shfrytëzojë faktorin fushë, por gjithsesi trajneri Hysen Dedja duhet të ketë mbetur i kënaqur nga Flamurtarin 1-1. Vlonjatët luajtën nga minuta e 33-të me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të mesfushorit Ilirjan Çaushaj. Portieri i Flamurtarit, Shpëtim Moçka, u bë shpëtimtari i portës vlonjate të kërcënuar nga Bakiu, Endri Dalipi,Klevis Dalipi por edhe nga vlonjati i Bylist, Roland Nënaj. Në minutën e 83-të zëvendësuesi Elhan Galica arriti të mposhtë Mirçeloskin, portierin maqedonas të ballshiotëve duke realizuar për Flamurtarin. Pesë minuta më pas, mesfushori sulmues i Bylit, Endri Bakiu u pengua nga mbrojtja në zonë dhe gjyqtari Beqiri nuk nguroi të akordonte 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol vetë mesfushori sulmues 21-vjeçar në minutën e 88-të. Interesant është një fakt, se dhe në barazimin e fundit në kampionat ndaj Elbasanit, Bylis shënoi golin në minutën e 88-të, po me penallti, po nga Endri Bakiu.

BESËLIDHJA-ELBASANI 2-2
Oriand Abazaj në limitin e pjesës së parë (minuta 45) e Gentian Stojku në të dytën (57’) i siguruan një avantazh të dyfishtë Elbasanit, aq sa verdheblutë e Mirel Josës e konsideruan të mbyllur takimin në Lezhë me Besëlidhjen, por vendasit arritën në fund 90 minutave të vendosinin ekuilibrat falë dy golave të realizuar nga 19-vjeçari Renato Sanaj, një nga talentet e rinj të ish-skuadrës së Bledar Kolës e Salvador Kaçajt, por që tani militon në Kategorinë e Parë. Ndeshja e kthimit flet për Elbasanin, të cilit i mjafton edhe një barazim 1-1 në “Ruzhdi Bizhuta”, ose çdo lloj fitoreje.

Kupa e Shqipërisë
Turi i DYTË
Ndeshjet e prapambetura, 10.12.2008

Teuta-Vllaznia 1-0
Shënues: 26’ Vila

Bylis-Flamurtari 1-1
Shënues: Bakiu 88’ (11-m) / 83’ Galica
Në minutën e 33-të Çaushaj i Flamurtarit u ndëshkua me karton të kuq

Besëlidhja-Elbasani 2-2
Shënues: Sana 65’, 67’ / Abazaj 45’, Stojkui 57’.

KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
TE GJITHA NDESHJET

GRUPI A

Skënderbeu-Dinamo    1-0
Shënues: Shkëmbi 13’

Kastrioti-Besa        1-2
Shënues: Roshi 77’ /Mancaku 31’, Kuli 79’ (11-m)

Apolonia-Shkumbini    0-0

Teuta-Vllaznia        1-0
Shënues: 26’ Vila

GRUPI B

Burreli-Partizani    0-1
Shënues: Capo 54’

Besëlidhja-Elbasani    0-1
Shënues: Sanaj 65’, 67’ / Abazaj 45’, Stojkui 57’.

Lushnja-Tirana        1-4
Shënues: Çela 45’ / Memelli 47’, Memelli 58’, Muzaka 68’, Sorra 91’

Bylis-Flamurtari        0-0
Shënues: Bakiu 88’ (11-m) / 83’ Galica

Ndeshjet e kthimit do të luhen, më 17 dhjetor 2008, ora 13:30

E Merkure, 10 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›