Esat Ademi: Komiteti Olimpik shkeli statusin dhe provokoi dhunënFlet Esat Ademi kandidat për President në KOKSH: Zgjedhjet e dhuna u kurdisën dhe gjithçka ishte censurë e manipulim. Nuk tërhiqem, mbroj votën e lirë dhe Olimpizmin

Esat Ademi kandidat për President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka deklaruar se Komiteti Olimpik Kombëtar është një organizatë e paligjshme që vepron në kundërshtim me kushtetuan, ligjet e shtetit dhe Kartën Olimpike. Sipas tij KOKSH ka qenë ai institucion që ka kurdisur dhunën dhe ka manipuluar gjithçka në zgjedhjet për president duke censuruar sportistët Olimpistë dhe duke shkaktuar dhunën. Esat Ademi ka deklaruar se nuk do të tërhiqet për asnjë moment nga gara dhe se do të “luftojë” deri në fund për ruajtjen e votës së lirë dhe të drejtat e sportistëve, dinjitetin dhe vlerat e Olimpizmit shqiptar.
Pse u shkaktua dhuna në Asamblenë zgjedhore të KOKSH-shit?
Dhuna administrative e ushtruar nga drejtuesit e KOKSH çoi pastaj në dhunë fizike. Kam parë mjeshtrit më të merituar të sportit shqiptar të cilët qëndronin jashtë asamblesë të censuruar nga dhuna e administrative e KOKSH-shit. Olimpizmi u dhunua nga njerëzit që deri dje e kanë drejtuar Komitetit Olimpik. Olimpizmi sjell paqe e promovon vlerat më pozitive ndërmjet kombeve e njerëzve. Kur pashë të gjitha Olimpistët që nuk lejoheshin të hynin në sallë për të votuar u shtanga. Aq më tepër ku përveç të gjithë ishte edhe sportisti Sait Prizreni të cilit presidenti i Republikës i dha dhe i besoi flamurin shqiptar në Evenimentin më të madh të sportit në botë siç ishin Lojërat Olimpike. Si ka mundësi që për zgjedhjet e Olimpizmit të mos votojnë sportistët olimpistë që i kanë zbardhë faqen kombit? E të votojnë njerëz që skano lidhje me sportin dhe olimpizmin? Çfarë zgjedhjesh Olimpike mund të zhvillohen kur 17 sportistët olimpistë nuk u lejuan të votojnë? Rrugaçëria administrative e drejtuesve të KOKSH-shit ishte shumë e rëndë.
Si u censuruan dhe u manipuluan zgjedhjet?
Drejtuesit e KOKSH-shit shkelen të gjitha të rregullat dhe të drejtat e Kartës Olimpike. Aty veç për zgjedhje nuk mund të flitej me shkeljet dhe abuzimet e censurimet që u bënë në atë ditë zgjedhjesh. Nga mënyra e organizimit ishte një censurë e vërtetë. Edhe ata që kanë krijuar censurën do ia kishin lakmi Komitetit Olimpik censurën që përdori atë ditë në zgjedhjet për president. Komiteti Olimpik është i jashtëligjshëm dhe nuk është i regjistruar në asnjë organ të shtetit shqiptar. Nuk ka një statut të firmosur nga ministri i Kulturës pasi në gjithë këto vite aty është drejtuar me manipulime shkelje e censura siç u veprua në këtë rast. Ai që po ruante kutitë e votimit ishte djali i tezes i kandidatit tjetër Fidel Ylli. Kutitë nuk u lanë në shesh por u futën edhe poshtë tavolinës dhe më ka ardhur informacioni që edhe nëse do të fitoja unë ato kuti do të ndërroheshin dhe si do që të ishte rezultati edhe pse bindshëm në favorin tim, ato kuti do të shpallnin fitues Yllin i cili kishte njerëzit e vet dhe bodiguardët të cilët do të ndërronin kutitë. Këto zgjedhje nuk ishin asgjë tjetër veçse të manipuluara dhe të paracaktuara. Gjithçka ishte manipulim sajdisje dhe përcaktim. Administrata olimpike di të organizojë kësi lloj zgjedhjesh të turpshme dhe të manipuluara.
Si i komentoni deklaratën e ish-ministrit Klosi?
Ish-ministri Klosi mund të kishte bërë fare mirë atë për të cilën unë p sakrifikoj sot. Ai nuk e bëri. Klosi të sigurohet që jo vetëm shtetin nuk kisha me veten, por askënd, vetëm bodiguardët e Fidel Yllit, Stavri Bellos e Hysen Domit të cilët kishin gatuar dhe përfunduar këtë asamble. Në vitin 2004 zgjedhjet për president të KOKSH-it u zhvilluan nën një manipulim të madh. Ministri i asaj kohë Blendi Klosi megjithëse u vu në dijeni nga disa krerë federatash për shkeljet dhe manipulimet e vitit 2004, prapë se prapë nuk veproi dhe nuk pengoi këtë manipulim, por e lejoi të zhvillohet. Në vitin 2004 kreu i Federatës së Futbollit Armando Duka, Peshëngritjes Esat Ademi, Atletikës Artan Shyti, Boksit Edmond Tafa, Shahut Fatos Shtino, dhe Bilardos Edmond Loku dërguam një letër të hapur duke i kërkuar që ministria të osi i njihte s eishin të paligjshme dhe njoftuar me shkeljet e bëra në asamble dhe në manipulimin e rezultateve. Deri më sot Klosi nuk bëri asgjë.
E mendoni tërheqjen nga gara për President të KOKSH-shit?
Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që të tërhiqem nga kjo garë pasi mbroj votën e lirë, statusi, rregullin dhe demokracinë në sport. Unë jam një kandidat që përfaqësoj Olimpizmin dhe nuk jam i politikës dhe i askujt, jam i sportit. Jam për zhvillimin e sportit dhe ruajtjen e identitetit të sportit, sportistëve e Federatave të sportit. Për arsye të mbrojtjes së kësaj voto kam humbur shumë dhe jam cenuar rënd nga privatësia dhe dinjiteti im. Olimpizmi me nxiti të kandidoj dhe për Olimpizmin po humbas shumë nga vetja vetëm e vetëm që të mbroj sportin, sportist dhe votën e lirë e demokracinë në sport.
Intervistoi: Sokol Paja
E Merkure, 10 Dhjetor 2008