Kupa UEFA, Advokat arkitekti i triumfit të Zenit
Të drejtuar nga i mirënjohuri Dik Advokat, Zenit St. Petersburg ka bërë atë që askush në fillim të këtij edicioni nuk e kishte menduar: triumfin në Kupën UEFA. Me shifrat 2-0 dhe 90 minuta dominim total, kampionët e Rusisë mposhtën Glasgou Rejnxhërs, të cilët ndoqën fatin që më parë kishin pësuar skuadra si Vijareal, Bajer Leverkusen, Olimpik Marsejë dhe Bajern i Mynihut.
Skocezët vinin në këtë finale me shpresën se historia do të përsëritej: skuadra e drejtuar nga Valter Smith synonte të mposhtte një kundërshtare ruse për të dytën herë në një finale evropiane. Skocezët e kanë fituar trofeun e tyre të parë dhe të vetëm ndërkombëtar plot 36 vjet më parë, kur në finalen e Kupës së Kupave mposhtën Dinamon e Moskës. Skuadra nga Glasgou vinte në finale me gjashtë ndeshje pa pësuar gol, në tetë të tilla që ka luajtur në Kupën UEFA gjatë këtij sezoni. Rekordi i tyre do të testohej nga Zenit St. Petersburg, që deri më tani kishte bërë një paraqitje të jashtëzakonshme, madje duke mposhtur në gjysmëfinalen e kthimit edhe Bajernin e Mynihut, me rezultatin 4-0. Problemi i vetëm për kampionët e Rusisë ka qenë mungesa e Pavel Pogrebnaik, golashënuesit më të mirë të aktivitetit me 10 gola, së bashku me italianin Luka Toni. Në "Siti of Mançester Stadium", pjesa e parë ka folur vetëm për Zenitin, por Arshavin, Timoçuk, Sirl e Aniukov nuk kanë mundur ta kalojnë topin pas shpinës së portierit Aleksandër, pavarësisht tentativave të njëpasnjëshme. Nga ana tjetër, Rejnxhërs janë dukur tejet të shpërqendruar në 45 minutat e para dhe nuk kanë krijuar pothuajse asgjë, përveç një gjuajtje të pafat me kokë nga Uiteker. Rusët dominojnë edhe fraksionin e dytë të lojës dhe pas shumë përpjekjeve më në fund arrijnë të zhbllokojnë rezultatin. Në një nga vendosjet e pakta të gabuara të mbrojtësve skocezë, talenti Arshavin pason bukur te Denisov, që i vetëm me portierin nuk gabon: 1-0 për Zenit, avantazh më se i merituar. Në kohën shtesë ka shënuar edhe Zirianov, rrjetë që vulosi rezultatin final të takimit, duke i ngritur rusët në majat e futbollit në "kontinentin e vjetër".