E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasiç prish festën: Bëra gabim që nuk ika në janar

TIRANE-Një ditë pas kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë, jo të gjithë duken të lumtur në shtëpinë e Juventusit. Mes njerëzve më të mërzitur është Millosh Krasiç, që duke folur për të përditshmen serbe “Vecernje Novosti”, Krasiç ka deklaruar se i ka mbetur peng që nuk ka pranuar ofertat e Totenhemit dhe të Zenitit në muajin janar.
“Tashmë është e qartë se nuk bëj më pjesë në planet e Juventusit, - ka thënë ai. – Nuk ka hapësira për mua dhe gjithçka që mund të bëj, është të punoj dhe të jem në formë për një klub tjetër në sezonin e ardhshëm”. Në fakt, ai ka patur oferta dhe në janar. “Më kërkuan Totenhemi dhe Zeniti, por vendosa të qëndroj te Juve, sepse mendoja se do kisha shanset e mia. Gabova, sepse Konte as më sheh fare”, shton Krasiç.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›