E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, derbi flet sërish bardheblu

Tirana mund edhe në kthim Partizanin, duke e eliminuar.

Kupa e Shqipërisë ka mësuar skuadrat që do ta vijojnë garën në këtë kompeticion në turin e dytë. Gjithçka u zbulua dje pasi u luajtën “aktet e dyta” të raundit të parë. Nëse u referohej rezultateve të regjistruara 7 ditë më parë, nuk ishte e vështirë të konstatoje se skuadrat e Kategorisë Superiore do të ishin ato që do të kualifikoheshin për në turin e dytë, përfshirë këtu edhe Lushnjën e Artan Banos dhe Kamzën e Sajmir Malkos, të vetmet që e vijojnë garën nga Kategoria e Parë në këtë kompeticion. Kuptohet, për nga adrenalina dhe emocionet spikaste derbi i madh mes Tiranës dhe Partizanit, që edhe një javë më parë e ndezi kryeqytetin shqiptar, sidomos nga shkallët e stadiumit, mes tifozerive. Golin për bardheblutë e ka gjetur shumë herët Çota, i cili në minutën e 6-të kaloi Tiranën në avantazh. Nga ana tjetër nuk ka pasur forcë Partizani që të reagojë dhe me përjashtim të një goditjeje të bukur dënimi nga Lini, të kuqtë e mbyllin me kaq. Në epërsi minimale për 24 herë kampionët e vendit u mbyllën 45 minutat e para, epërsi e cila nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, kur të dyja skuadrat kryen zëvendësimet e lejuara dhe nisën të bëjnë llogaritë e forcave për sfidat e fundjavës në kampionat, kur dihet se Tirana do të jetë mysafire e Flamurtarit, ndërsa Partizani ka derbin e Kategorisë së Parë me blutë e Dinamos. Në ekipet e Superiore humbi dje vetëm Kukësi, i cili humbi me lezhjanët në shtëpi. Por kjo s’i ka trazuar shumë “gjakrat” e debutuesve në Superiore, sepse kishin komoditetin e fitores 4-2 në sfidën e para një jave. Ndërsa Flamurtari ka nxjerrë nervat e gafave në kampionat ndaj naftëtarit teksa ka shënuar 4 gola me autorë të njëjtë: Veliun dhe Muzakën. Shpërthen edhe Skënderbeu, i cili shënon plot 7 gola ndaj Olimpikut.

Kupa e Shqipërisë/ Turi 1/16
Grupi A
Tirana-Partizani    1-0    (2-1)
Çota 6′
Skënderbeu-Olimpiku    7-2    (2-2)
Pejiç 12′, 70′, Çaushaj 41′, Shkëmbi 53′, Lilaj 82′, Fernando 85′, Dimo 88′/ Fuçia 43′, Kotobelli 89′
Kastrioti-Himara    2-1    (2-0)
Sykaj 53′, Fataki 88′/ Xhani 65′
Kamza-Dinamo    2-0    (1-0)
Maho 8′, Ruço 53′
Vllaznia-Iliria    2-1    (2-0)
Markolaj 17′, Shtubina 40′/ Semina 72′ (aut)
Shkumbini-Butrinti    3-0    (0-2)
Mustafaji 31′, 55′, Ramazani 45′
Apolonia-Elbasani    1-0    (0-0)
Ribaj 19′
Kukësi-Besëlidhja    1-2    (4-2)
Grami 37′/ Gruda 15′, Pepaj 70′

Grupi B
Teuta-Gramozi    3-0     (4-0)
Shënim: Durrsakët, fitore në tavolinë.
Flamurtari-Naftëtari    4-1     (1-0)
Veliu 17′, 50′, Muzaka 47′, 58′/ Zylyftari 35′
Bylis-Tërbuni    1-0    (2-0)
Ferko 82′
Laçi-Mamurrasi    0-0     (3-0)
Tomori-Ada    1-0     (1-2)
Hysko 18′
Luftëtari-Gramshi    5-0     (0-1)
Lluka 24′ (p), Mersini 55′, Fanka 63′ (p), Stoja 72′ (p), Thimjo 81′
Pogradeci-Lushnja    0-2    (0-5)
Metushi 17′, 29′
Besa-Burreli    6-1    (4-1)
Maliniç 5′, Hasa 25′, Roshi 40′ (p), 47′, Bubeqi 60′, Bajaziti 67′/ Lifja 60′

Turi i dytë
Grupi A
Kamza-Skënderbeu
Kukësi-Tirana
Apolonia-Kastrioti
Shkumbini-Vllaznia

Grupi B
Lushnja-Teuta
Besa-Flamurtari
Luftëtari-Bylisi
Tomori-Laçi

Shënim: Ndeshjet e para – 24.10.2012; ndeshjet e kthimit, më 07.11.2012

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›