Kupa, dhunë në Durrës, dramë në Kavajë
Teuta hodhi një gjysmëhapi drejt finales së 10-të saj në Kupën e Shqipërisë, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në “Niko Dovana” kundër Vllaznisë, që nga ana e saj e mbylli takimin me nëntë lojtarë. Golin e artë të Teutës e shënoi kapiteni Vangjel Mile në limitin e pjesës së parë. Pjesa e dytë shfaqi një Vllazni më të impenjuar, por edhe skena dhune, kur mbrojtësi i Teutës, Erjon Dushku dhe mbrojtësi malazias i Vllaznisë, Zlejko Mrvaljeviç, pas një sherri midis tyre u ndëshkuan me kartonë të kuq në minutën e 56-të nga gjyqtari Kridens Meta. Gjashtë minuta më pas, në të 62’ u ndëshkua edhe anglezi i Vllaznisë, Xhejms Feniks për sjellje të pahijshme ndaj arbitrit u ndëshkua me karton të kuq. Sulmuesi Mirel Çota shpërdoroi një rast të arrë pas një asisti të Bledar Hodos në minutën e 40-të. Takimi i kthimit në “Loro Boriçi” duket një mision jo i lehtë për Vllazninë për të arritur për herë të 13-të në finale. Skuadrës së Martinit i duhet të fitojë me dy gola diferencë, pas çdo lloj fitoreje me një gol diferencë e me gol të Teutës në Shkodër kualifikon Teutën. Raporti i kualifikimeve midis dy skuadrave Teuta ka fituar 3 nga 9 finalet e diskutuara, e fundit në vitin 2005. Skuadra shkodrane ka mbërritur 12 herë në finale, duke fituar 6 prej tyre, e fundit në vitin 2008. Në fakt, në dy përballjet e fundit direkte në 10 edicionet e fundit të Kupës së Shqipërisë, Teuta ja ka dalë të eliminojë Vllazninë. Kështu, në edicionin 2000-2001, Teuta e drejtuar nga Hasan Lika i fitoi të dyja takimet me të njëjtin rezultat: 2-1 si në Shkodër (Rexhepi e Kodra shënuan për Teutën, Lici për Vllazninë ), ashtu dhe në Durrës (Shtrepi dhe Kote për Teutën dhe Osmani për Vllazninë). Për herë të fundit në gjysmëfinale Teuta dhe Vllaznia janë përballur në edicionin 2003-2004. Durrsakët e drejtuar asokohe nga Hasan Lika kaluan në finale: fituan 2- 1 ndeshjen e parë në “Niko Dovana” (gola të Gentian Begesë dhe Arjan Zëre për Teutën dhe Klodian Asllanit për Vllazninë) dhe barazuan 1-1 në ndeshjen e kthimit në “Loro Boroçi”: Migen Memelli shënoi i pari për Teutën, ndërsa barazoi Skerdi Bejzade për Vllazninë e drejtuar nga Ramadan Shehu). Teuta për herë të fundit në gjysmëfinale ka qenë në edicionin 2006-2007, kur pasi eliminoi Partizaninm humbi në finale me Besën 3-2. Vllaznia është dashuruar me gjysmëfinalet: tetë pjesëmarrje në dhjetë edicionet e fundit, ku ka dalë vetëm një herë fituese, në edicionin 2007-2008, kur mundi në finale Tiranën (2-0, gola të Gilman Likës dhe Xhevair Sukajt).
Besa, “hallvë ftohtë”
Besa ka bërë një paraqitje të dobët në katër ndeshjet e fundit në kampionat (3 humbje, 1 barazim), dhe këtë e reflektoi dhe në Kupë, duke kompromentuar dhe objektivin madhor në Kupën e Shqipërisë. Shkumbini arriti një barazim 1-1 me vlerë në Kavajë kundër Besës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale. Endri Bakiu shënoi në minutën e 5-të për formacionin peqinas pas një asisti të Erjon Mustafaj. Besa, në një ditë të errët barazoi në minutën e 26-të me të zakonshmin Daniel Xhafaj pas asistit të Bazjon Tragajt. Viktor Gjyla pranë golit të dytë pas një gjuajtje të bukur, dhe po Fejzo Shenaj i Shkumbinit kishte një mundësi tjetër në minutën e 90-të, por falë devijimit të portierit Orges Shehi, Besa nuk doli e mundur nga stadiumi i saj. Besa, që nga ana e saj e ka fituar vetëm një herë Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur në finale Teutën (3-2) në edicionin 2006-2007, Me Besën, Shkumbini është eliminuar një herë në gjysmëfinale, më 2007 (3-3,1-1), ndërsa dy herë është kualifikuar. Fillimisht më 2001-2002 (1-0, 3-0) dhe sezonin e kaluar (1-1, 1-0). Rezultati i kualifikimeve është 2-2.
FINALJA
Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet, më datë 9 maj. Asnjë nga ekipet gjysmëfinaliste nuk i përket kryeqytetit kështu që finalja pritet të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Kupa e Shqipërisë
Gjysmëfinalet
24.03.2007
Teuta-Vllaznia 1-0
Shënues: Vangjel Mile 45’
Kartonë të kuq: Dushku/Mvraljeviç, Feniks
Besa-Shkumbini 1-1
Shënues: 26’ Daniel Xhafaj/ 5’ Endri Bakiu
ÇIFTI TEUTA-VLLAZNIA
RRUGA E TEUTËS
Në rrugën drejt gjysmëfinaleve, në turin e parë Teuta eliminoi Vlorën pas dy fitoreve 2-0 (në tavolinë, ndeshja nuk u luajt në Vlorë) dhe 1-0 në Durrës, ndërsa në turin e dytë Partizanin: barazoi 1-1 në Tiranë dhe fitoi 2-0 në Durrës. Në turin e tretë Teuta eliminoi Gramozin: barazoi 1-1 në ndeshjen e parë (në Elbasan) dhe 0-0 në Durrës, duke u kualifikuar me gol në fushën kundërshtare.
TEUTA
Viti i themelimit: 1925
President: Edmond Hasanbelliu
Stadiumi: “Niko Dovana”, Durrës
Pjesëmarrëse: në 57 edicione
Në çerekfinale: 37 herë
Në gjysmëfinale: 17 herë
Në finale: 9 herë
Fituese: 3 herë
Finale të humbura: 6 herë
RRUGA E VLLAZNISE
Në turin e parë, Vllaznia eliminoi Tomorin e Beratit: fitoi 4-0 në Berat dhe 5-1 në Shkodër. Në turin e dytë eliminoi Kamzën: fitoi 3-1 në Kamzë dhe barazoi 2-2 në “Loro Boriçi”. Në ndeshjen e parë të turit të tretë Vllaznia barazoi 0-0 Skënderbeun në Korçë, ndërkohë që në atë të kthimit fitoi thellësisht 4-0 në “Loro Boriçi”.
VLLAZNIA
Viti i themelimit: 1919
President: Valter Fushaj
Stadiumi: “Loro Boriçi”, Shkodër
Pjesëmarrëse: në 57 edicione
Në çerekfinale: 46 herë
Në gjysmëfinale: 28 herë
Në finale: 12 herë
Fituese: 6 herë
Finale të humbura: 6 herë
ÇIFTI BESA-SHKUMBINI
RRUGA E BESES
Në rrugën drejt gjysmëfinaleve, në turin e parë Besa eliminoi Pogradecin e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 3-2 në Pogradec dhe 1-0 në Kavajë. Në turin e dytë eliminoi Laçin: fitoi 0-1 në takimin e luajtur në Lezhë dhe barazoi 1-1 në ndeshjen e kthimit në Kavajë. Në turin e tretë, çerekfinalet, Besa eliminoi Tiranën: fitoi 2-0 në Kavajë dhe humbi 4-2 në kryeqytet, duke mbërritur në gjysmëfinale.
BESA
Viti i themelimit: 1925
President: Nexhat Bizhdili
Stadiumi: “Besa”, Kavajë
Pjesëmarrëse: në 52 edicione
Në çerekfinale: 22 herë
Në gjysmëfinale: 11 herë
Në finale: 7 herë
Fituese: 1 herë
Finale të humbura: 6 herë
Fituese: 2006-2007
Finaliste e humbur: 1961, 1962-163 1970-1971, 1971-1972, 1980-1981 1991-1992
Gjysmëfinaliste: 1957, 1958, 1964-1965, 2009-2010
RRUGA E SHKUMBINIT
Në turin e parë Shkumbini eliminoi Memaliaj e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 1-2 në Memaliaj dhe 1-0 në Peqin. Në turin e dytë eliminoi Kastriotin: barazoi 1-1 në Krujë dhe fitoi 1-0 në Peqin. Në ndeshjen e parë çerekfinale fitoi 2-1 kundër Dinamos në Peqin, ndërsa në atë të kthimit në Tiranë fitoi 1-0.
SHKUMBINI
Viti i themelimit: 1925
President: Ali Dyrmishi
Stadiumi i Peqinit
Pjesëmarrëse: në 21 edicione
Në çerekfinale: 10 herë
Në gjysmëfinale: 4 herë
Në finale: 0 herë
Fituese: 0 herë
Finale të humbura: 0 herë
Gjysmëfinaliste: 1999-2000, 2006-2007, 2008-2009, 2009-2010
DHJETË GJYSMËFINALET E FUNDIT
Edicioni 2000-2001
Vllaznia-Teuta (1-2, 1-2)
Tomori-Vllaznia (0-1, 1-4)
Finalja: Tirana-Teuta 5-0
Fituese: Tirana
Edicioni 2001-2002
Tirana-Elbasani (3-0, 2-1)
Dinamo-Teuta (1-0, 1-1)
Finalja: Tirana-Dinamo 1-0
Fituese: Tirana
Edicioni 2002-2003
Tirana-Dinamo (0-2, 1-2)
Teuta-Vllaznia (2-1, 1-1)
Finalja: Dinamo-Teuta 1-0
Fituese: Dinamo
Edicioni 2003-2004
Dinamo-Tirana (3-1, 2-1)
Vllaznia-Partizani (0-2, 03)
Finalja: Dinamo-Partizani -1
Fituese: Partizani
Edicioni 2004-2005
Teuta-Partizani (1-0, 1-2)
Tirana-Vllaznia (1-0, 3-1)
Finalja: Teuta-Tirana (0-0, 6-5*)
Fituese: Teuta
* Fituese pas kohës shtesë dhe serisë së penalltive
Edicioni 2005-2006
Tirana-Dinamo (4-2, 0-1)
Vllaznia-Elbasani (2-0, 1-2)
Finalja: Tirana-Vllaznia 1-0
Fituese: Tirana
Edicioni 2006-2007
Teuta-Partizani (0-0, 1-1*)
Shkumbini-Besa (3-3, 1-1*)
* Të kualifikuar me gola në fushë kundërshtare
Finalja: Besa-Teuta 3-2
Fituese: Besa
Edicioni 2007-2008
Vllaznia-Dinamo (4-0, 3-0)
Elbasani-Tirana (0-3, 1-3)
Finalja: Vllaznia-Tirana 2-0
Fituese: Vllaznia
Edicioni 2008-2009
Vllaznia-Tirana (0-0, 0-1*)
Flamurtari-Shkumbini (1-0, 2-0**)
* Pas kohës shtesë
**Në tavolinë
Finalja: Flamurtari-Tirana 2-1
Fituese: Flamurtari
Gjysmëfinalet 2009-2010
24.03.2010, 14:00
Besa-Shkumbini (1-1, 07.04)
Teuta-Vllaznia (1-0, 07.04)
25 Mars 2010