Riberi: “Spanja, preferenca ime”
Frenk Riberi konfirmoi se ai do të dëshironte një zgjedhje midis Barcelonës dhe Realit të Madridit, nëse ai do të largohej nga Bajerni i Munihut. Riberi do të jetë jashtë kontrate sezonin e ardhshëm, dhe nëse ai do të dështojë në përtëritjen e saj me gjigantët gjermanë, duket qartë se ai do të shitet këtë verë se sa ai të lejohet të transferohet i lirë. Çelsi është interesuar të ketë në shërbimin e tij Riberinë, por ylli francez pohoi se moti mund ta ndalojë një transferim të tij në Angli. “Nëse unë nuk do të pranoj ofertën e Bajernit për zgjatjen e kontratës, atëherë sigurisht do të shkoj në Spanjë”, - tha Riberi për “Sport Bild”. “Unë mund të siguroj se nuk kam marrë asnjë vendim deri tani. Lekët nuk është e vetmja çështje. Diferenca midis klubit dhe meje nuk është kaq e gjatë. Vendimi nuk merret duke pasur parasysh me llogarinë bankare, por në kokën time. Unë duhet të marrë një vendim jo vetëm çka është e mirë për mua, por dhe për gruan time dhe fëmijët”, - tha Riberi. “Gruaja ime është nga jugu. Ajo ka nevojë për diell. Janë shumë gjëra që unë duhet t’i kem në mendjen time. Unë mendoj për familjen time. Këtu, bie shi dhe borë, dhe shpesh (gruaja ime) është vetëm kur unë nuk jam këtu. Ajo nuk ka shumë miq, por kjo nuk do të thotë që unë ndihem i lumtur në Munih”. Prej shumë kohësh spekulohet për një marrëveshje të parafirmosur të Riberisë me Realin e Madridit, por vetë francezi thotë se Barcelona është një ekip më i mirë.
“Reali dhe Barcelona, ndoshta përkrah Mançester Junaitid dhe Çelsit, mbi të gjitha klubet e tjera. Unë jam gjithashtu jam një qenie njerëzore. Nëse ju keni një ofertë për ndonjë klubi të tillë, juve duhet të jeni i lejuar ta konsideroni atë”, - tha Riberi. “Barcelona ka ndërtuar një ekip për një kohë të gjatë. Gjithkush e di se si luajnë atë. Ndërkaq, Reali i Madridit ka investuar në blerjen e superyjeve, por diçka mungon. Pikërisht tani, unë jam duke marrë në konsideratë se cili është opsioni më tërheqës. Reali i Madridit është një klub me prestigj pavarësisht se ka dështuar në Ligën e Kampionëve në 16-she në gjashtë sezonet e fundit”. Nga ana tjetër, anësori i Bajernit, Arjen Roben, mohoi zërat se ai e kishte këshilluar Riberinë për të zgjedhur Barcelonën dhe jo Realin e Madridit, nëse ai do të vendoste të largohej nga Bajerni. Roben, i cili u transferua nga Bajerni nga Reali i Madridit gjatë verës së kaluar, tha për radio “Marca”: “Unë kurrë nuk i kam thënë diçka të tillë. Ai ka cilësi për të luajtur për të dyja ekipet, por unë preferoj që ai të qëndrojë në Munih. Shpresoj të vazhdojë me ne. Mua më pëlqen të luaj përkrah tij”.
Drejtori i Juventusit, Roberto Betega, këmbënguli se portieri Xhanluixhi Bufon nuk është në shitje dhe se ai është i bindur se ai do të qëndrojë midis shtyllave, duke synuar t’u japë fund spekulimeve në lidhje me një transferim të mundshëm të Bufonit, si te Mançestër Siti, Mançester Junaitid dhe te Bajerni i Munihut.
Salihi, kandidat për “Këpucën e artë” në Austri
Rapidi i Vjenës shijoi fitoren e dytë të vitit 2010, me një fitore 3-0 kundër Matersburgut, ndërsa Hamdi Salihi u rikthye te goli, i 13-ti sezonal dhe i 11-ti me fanellën e nënkampionët e Austrisë. Rapidi vazhdon të jetë në vendin e dytë të Bundesligës austriake. Të tre golat e Rapidit u shënuan në pjesën e dytë, me një interval prej dhjetë minutash: Patoka (48’), Jelaviç (58’) dhe Salihi (68’). Hamdi Salihi u zëvendësua në minutën e 82-të.
Salihi është golashënuesi më i mirë i skuadrës, me 13 gola, pavarësisht se me Rapidin është aktivizuar vetëm në 16 ndeshje, ndërkohë që Stefen Hofman ka realizuar 12 gola në 26 ndeshje.
Trajneri i Rapidit të Vjenës, Peter Pakult: “Skuadra ka bërë gjatë gjithë 90 minutave një ndeshje shumë të mirë. Ne bëmë presion qysh nga minuta e parë”. Salihi, me 13 gola, por aq Janko Mark i Red Bullit, është i dyti në listën e golashënuesve të kampionatit austriak, me 3 gola më pak se Valner Roman i Red Bullit, skuadër që kryeson kampionatin austriak. Sa për kuriozitet, 13 lojtarë kanë shënuar 56 gola e Rapidit.
Rikthehet Cana dhe optimizmi te Sanderlendi
Lorik Cana u rikthye Sandërlendin në sfidën kundër Aston Vilës. “Macet e zeza” kanë grumbulluar 8 pikë në katër ndeshjet në shtëpi dhe kapiteni Lorik Cana beson se skuadra është në formë të mirë për të përsëritur fitoren kundër Birmingamit, edhe ndaj Aston Vilës në transfertë, që nuk ka humbur prej 9 ndeshjesh. Cana: “Ne e kemi mundur Vilën në Carling Cup por na ka mundur në kampionat. Kapiteni shqiptar: “Ne kemi nevojë të marrim aq pikë sa të mundemi”, - tha Cana për faqen zyrtare të klubit. “Ne jemi tani qartësisht 10 pikë nga zona e rënies, por kampionati nuk ka mbaruar” .
25 Mars 2010