Prishtina fiton dhe e merr kreun

Në një ndeshje mjaft të zbehtë dhe me pak raste, skuadra bardh e kaltër ia doli ta sigurojë fitoren vetëm në lojën shtesë të takimit, kur pas një harkimi të Mentor Mazrekajt, Liridon Kukaj shënoi gol të bukur në stilin volej.
Paraprakisht, gjatë lojës djelmoshat e Ejup Mehmetit – Kapitit, kanë tentuar me disa gjysmë raste, por nuk janë treguar sa duhet të rrezikshëm për kundërshtarin, i cili e pati një rast vetëm në fund të ndeshjes. Ferronikeli u paraqit në këtë takim me disa mungesa dhe u mbrojt gjatë tërë kohës.
Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Faton Zejnullahu, i cili doli përballë portierit kundërshtar në minutën e 13-të, por dështoi t’i kalonte në avantazh bardh e kaltrit. Me këtë fitore, Prishtina e mori kreun, duke e kaluar liderin e deritashëm, Trepça ’89.
Tabela
1. Prishtina 22 pikë
2. Trepça ’89 21
3. Drita 19
4. Trepça 17
5. Hysi 15
6. Vëllaznimi 13
6. Hajvalia 12
8. Liria 10
9. Ferronikeli 10
10. Drenica 9
11. Besa 7
12. Kosova (V) 6