Moratti beson në Scudetto

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka shprehur besimin e tij se skuadra gjatë këtij stinori mund të luftojë për titullin e kampionit në Serie A.
Nerazzurrët gjenden aktualisht me pikë të barabarta me Lazion në pozitën e tretë dhe kanë katër më pak se liderët Juventus dhe Napoli. “Vërtetë besoj në Scudetto dhe duhet sepse kështu do të besojnë edhe futbollistët”, deklaroi Moratti për RAI.
Kreu i Nerazzurrëve shpjegoi pse krahasoi trajnerin Andrea Stramaccioni me ish strategun fitues të ekipit, Jose Mourinho. “E kam bërë krahasimin të bazuar në përkushtimin e tij në punë”, theksoi Moratti.