Lewandowski refuzon Man Utd-in

Robert Lewandowski ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga Borussia Dortmund. Sulmuesi i shumëkërkuar ishte emëruar futbollisti më i mirë i sezonit të kaluar në Bundesligë pasi luajti rol të rëndësishëm në suksesin e Dortmundit në ligë dhe Kupën e Gjermanisë.
Forma e tij e mirë ka zgjuar interesim nga klube të ndryshme evropiane përfshirë Manchester Unitedin ku menaxheri Sir Alex Ferguson e përcolli atë në ndeshjen kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. Por, Lewandowski insiston se është i lumtur në Dortmund.
“Nuk e di se Sir Alex ishte në tribuna kundër Cityt. Nuk planifikoj të ndërroj klubin”, deklaroi Lewandowski.