Coppa America, Uruguaj në finale, mund 2-0 Perunë
URUGUAJ- Uruguaji është bërë skuadra e parë finaliste e Coppa America, pas fitores 2-0 ndaj Perusë në gjysmëfinale të këtij turneu. Dy gola të Luis Suarez në harkun e tre minutave të pjesës së dytë, kanë kualifikuar skuadrën e Oskar Uashington Tabarez, e cila një tur më përpara pati nxjerrë jashtë Argjentinën e Mesit. Uruguaji nuk ka hasur aq shumë probleme, ndaj një skuadre më modeste, siç është Peruja.
Goli i parë erdhi në minutën e 53-të, pas një goditjeje të Forlan, që u grushtua nga portieri Raul Fernandez dhe u dërgua më pas në rrjetë nga Suarez. Ky i fundit shënoi sërish 4 minuta më vonë, pas një pasimi nga e majta e Alvaro Pereirës. Një gol që praktikisht vulosi ndeshjen , ndërkohë që në minutën e 29-, kapiteni i Perusë Vargas u nxorr jashtë me karton të kuq për një goditje me bërryl ndaj mbrojtësit Sebastian Koates.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)