Turqi, skandali i basteve shtyn ndeshjen e Superkupës
TURQI- Skandali i trukimit të ndeshjeve që ka goditur futbollin turk ka bërë që Federata e këtij vendi të shtyjë ndeshjen e Superkupës mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit, në program këtë të diel. Futbolli në Turqi ndodhet në kolaps total në këto momente dhe drejtuesit kanë në plan të shtyjnë edhe startin e kampionatit, derisa Prokuroria të qartësojë gjërat. 31 persona janë burgosur për trukime ndeshjesh, mes të cilëve presidenti i Fenerbahçes, ish-presidenti i Beshiktashit dhe shumë krerë të tjerë klubesh.
Presidenti i Federatës Turke Mehmet Ali Ajdinllar, ka deklaruar se vendimi për të shtyrë ndeshjen e Superkupës ishte i detyruar për shkak të skandalit. “Duke nisur nga sot, Federata do të marrë dokumentat nga Prokuroria për të parë shkeljet sportive. Pasi të shohim dokumentat do të caktojmë edhe datën e fillimit të kampionateve, - deklaroi shefi i futbollit turk. Në lidhje me skuadrat që do të luajnë në Evropë, ai sqaroi se për momentin nuk do të ketë ndryshime. “Nëse skuadrat që do të marrin pjesë do të shpallen fajtore nga hetimi i nisur, atëherë i takon UEFA-s të marrë masat”, u shpreh Ajdinllar.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)