CONCACAF kërkon një vend shtesë në Brazil

CONCACAF kërkon që FIFA t’i dhurojë atyre një vend shtesë në Kampionatin e ardhshëm botëror, në mënyrë që regjioni të ketë katër vende të garantuara për garën e vitit 2014 në Brazil.
Nën formatin e kaluar kualifikues të përdorur për kampionatet botërore 2006 dhe 2010, Konfederata e Veriut, e Amerikës Qendrore dhe Asociacioni i Futbollit të Karaibeve kanë pasur tri pozita që siguron drejtpërdrejt kualifikimin, ndërsa ekipi i katërt shkonte në play-off.
Por, presidenti i CONCACAF-it, Jack Warner, ka thënë se regjioni do të kërkojë nga FIFA t’i dhurojë atyre katër vende të garantuar në vend të aktualisht 3.5. “Ne besojmë se CONCACAF meriton një tjetër vend të plotë për Kampionatin botëror për shkak të paraqitjeve të përfaqësuesve tonë në fushë dhe sjelljeve të federatave jashtë saj”, tha Warner në një komunikatë.
“Ne jemi të bashkuar në përpjekjet tona për realizimin e kësaj”, shtoi ai. FIFA ende nuk ka njoftuar për formatin kualifikues për Botërorin 2014, por Warner ka thënë se një vendim për kërkesën e tyre pritet të merret deri në mars.