Clippers triumfojnë në derbin e Los Angelesit

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 08:20
Clippers kanë triumfuar në derbin e Los Angelesit, në përballje me Lakers, ku nuk munguan as përleshjet ndërmjet Griffin e Odom si dhe Davis e Artest.
Kjo ishte fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit për Clippers. Bryant me shokët nuk arritën ta ruanin epërsinë 12 pikëshe, pasi në çerekun e fundit hasën në vështirësi të mëdha nga kundërshtarët.
Ndërsa, San Antonio e shkatërroi Denverin falë 30 pikëve të realizuar nga Tony Parker, duke arritur në 35 fitore nga 41 ndeshje.
L.A. Clippers-L.A. Lakers 99-92
LA Clippers: Gordon 30
LA Lakers: Bryant 27
San Antonio-Denver 110-97
San Antonio: Parker 30
Denver: Harrington 18