Hannoveri inauguron rrugën Robert Enke

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 08:22
Qyteti i Hannoverit ka emëruar një rrugë sipas Robert Enkes, portierit gjerman i cili bëri vetëvrasje duke kërcyer para një treni 14 muaj më parë. Rruga e re Robert Enke është afër stadiumit të Hannoverit, klubi i Enkes për të cilin u paraqit nga 2004-2009.
Enke bëri vetëvrasje më 10 nëntor 2009, pasi vuante nga depresioni. Kryetari i Hannoverit, Stephan Weil, tha të hënën se ishte e pazakontë të riemërohet një rrugë aq shpejt pas vdekjes së dikujt.
Agjencia e lajmeve DAPD raportoi se Weil ka thënë se Enke ishte “një person i shkëlqyeshëm, vdekja e të cilit na ka prekur thellë”. Enke po ashtu luajti në Benfica dhe Barcelona, ndërsa bëri tetë paraqitje për Kombëtaren e Gjermanisë. Ai ishte 32 vjeç.