Topi: Jemi pranë krizës, gati të ndërmjetësoj
Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti Bamir Topi ka komentuar dje nga "Ora e Debatit" për zhvillimet politike në vend. Ai ka shpjeguar temat e diskutimit me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Xhon Uithers por dhe bojkotin e opozitës. Presidenti Topi ka theksuar se mungesa e dialogut dhe mospjesëmarrja e opozitës në Parlament të japin idenë e simptomave të një krize politike. Ai gjithashtu i bëri thirrje forcave politike të gjejnë mënyrën e dialogut për të zgjidhur të gjitha problemet që ekzistojnë mes tyre. Ai shtoi gjithashtu se kriza politike nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri kështu që ekziston edhe eksperienca sesi dilet nga kjo krizë por se mungon vullneti. Ndërkohë Presidenti ka theksuar se bojkoti i opozitës nuk e komplikon kuadrin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, sepse ky proces ka rrugën e vet dhe është i pandalshëm. Sigurisht disa gjëra frenojnë por nuk ndalojnë theksoi Topi duke shtuar se ky proces do të realizohet sepse gjithçka që është arritur është që qytetarët të jenë të lirë të lëvizin lirisht. Ndërkaq Topi theksoi se edhe për atë se çfarë mund ta rrezikojë anëtarësimin për në Bashkimin Evropian është pajisja e shqiptarëve me pasaportat biometrike dhe me nevojën për të realizuar disa reforma thelbësore.
Një fillim të javës një nga angazhimet e rëndësishme tuajat ishte takimi me Uidhers. Në fakt nuk pati njoftim por pati hamendësime të ndryshme se takimi kishte të bënte me krizën politike, luftën kundër krimit apo reformat në drejtësi. Ka ndonjë përgjigje?
Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për komunikimin me median. Fakti që nuk ka pasur njoftim tregon se takimet tona janë rutinë por në të frytshme në funksion të punës së përditshme. Kemi diskutuar për çështje të ditës. Fakti që këto takime bëhen herë pas here do të thotë se gjërat nuk akumulohen. Ne i konsiderojmë partnerët tanë të rëndësishëm se nga ata kemi ndërtuar sistemin e marrëdhënieve demokratike. Ata janë partnerë dhe aleatë të përhershëm dhe në rrugën tonë drejt BE. Kemi diskutuar për politikën e ditës, për çështje akute siç është ajo që kishte të bënte me rastin e dhunimit të gazetarit Baze natyrisht jo duke u fokusuar shumë te individi por duke trajtuar çështjen që kanë të bëjnë me raportin e medias me shoqërinë dhe politikës.
Çfarë e rrezikon më shumë median?
Do besoja se nuk mund të ketë përgjigje lakonike për këtë. Do ishte gabim të thanim nëse media do të rrezikohej nga politika apo biznesi. Media ka shumë mundësi të jetë autoritare, profesionale për të pasur personalitet duke ditur të pozicionohet në treg. Media e ka të domosdoshme të gjejë akses te institucionet dhe politika, sepse ta themi hapur, jo të gjithë gazetarët arrijnë të penetrojnë. Ndonëse institucionet e kanë detyrim të japin nuk mund të themi se janë të shkëputur plotësisht nga marrëdhëniet politike. Kam një vlerësim për gjithë gazetarët e terrenit, analistët që janë të domosdoshëm. Por televizionet sikurse partitë politike duhet të kenë të përbashkëtat e tyre por dhe diferencën. Por mbi të gjitha duhet të mbizotërojë lajmi i vërtetë dhe trajtimi me përgjegjësi. Është shumë e rëndësishme që publiku të marrë informacion por më e rëndësishme është ta marrë informacionin real.
Zoti president më ka bërë çudi mënyra se si këtë javë, ndryshe nga sjellja ju, nuk dilni nëpër studio televizionesh ndërkohë shkuat në shtëpinë e Kadaresë. Pse kjo thyerje rregullash?
Aspak nuk është thyerje rregullash, është një normë qytetare dhe civile. Nuk isha unë që prisja urim ishte zoti Kadare dhe vendi më i mirë për urimin është shtëpia. Kjo është arsyeja që Presidenti dhe kushdo tjetër nuk duhet të futet vetëm në kornizën e zyrës. Me zotin Kadare unë kam miqësi personale që para shumë viteve jo e lidhur domosdoshmërish me pozicionin që kam sot.
Pak ditë më parë revista prestigjioze San u renditi ndër liderët më seksi....
Ju e dini që unë nuk lë pyetje pa përgjigje por ju sugjeroj që këtë pyetje ta fshini.
Ka pasur komente për dekorimin që i bëtë vëllait tuaj Flamur Topit. Por komentet ishin se nuk duhet ta bënte vëllai!.
Sipas burimeve të mia ka qenë një gjë që jo detyrimisht lidhet me pozicionin tim. Do ishte e papranueshme që qenia ime në këtë pozicion të pengonte një dekorim që nuk erdhi me iniciativën time. Për kuriozitetin tuaj Flamuri e ka nisur atë emision 40 vite më parë kur televizioni nuk ekzistonte, e ka filluar në një studio radioje te rruga e Kavajës. Të tjerat i takon publikut të flasë, s’do ishte fisnike sot të flas unë për vëllain tim.
Zërat të ndryshëm në mazhorancë pas zgjedhjeve të 28 qershorit u kritikuan se ju nuk u prononcuat,,,
Sot kemi mundësi të flasim edhe për momentin kur e dhashë mesazhin. Gjithë aktorët politikë duhet të shohin te presidenti jo si janë mësuar ta shohin kur prononcimet janë të çastit. Ky është prononcim institucioni. Duhet të mbyllet ky proces. Njerëzit duhet të kenë durim se procesi realizohet kur janë shprehur të gjitha institucionet. Momenti i duhur për të dhënë një mesazh ka qenë mesazhi kur nisi punimi i Kuvendit.
Kritikat edhe këtë herë ishin pse qëndruat në lozhë dhe nuk e mbajtët fjalimit para deputetëve por e shpërndatë me DVD?
Kur jepet mesazhi jepet për Kuvendit por dhe publikun e gjerë. Marrë në konsiderate dhe rrethanat e mungesës së opozitës patjetër një nga mënyrat që janë legjitime janë dhe këto që unë përdora. E rëndësishme është të kuptohej. Unë isha i pranishëm në lozhë se ishte një vend që i takon presidentit. Kam respektuar institucionin dhe Presidentin. Gjithmonë do ketë zëra kritik por vlen më shumë substanca sesa forma. E rëndësishme është se mesazhi kishte të bënte me Parlamentin si tempulli i demokracisë, vendi ku zhvillohet debati politik, ju si media dhe si publik e kemi marrë në kohën dhe vendin e duhur.
Në 15 nëntor ka zgjedhje të pjesshme në 5 njësi por opozita nuk merr pjesë. Si e vlerësoni këtë?
Mosmarrja pjesë gjithmonë sjell keqardhje por unë asnjëherë nuk kam preferuar të futem në vullnetin politik. Kam inkurajuar dialog dhe pjesëmarrje kuptohet në dozat e duhura gjithmonë pa interferuar shumë. Por kam qenë i prononcuar qartë për pjesëmarrje.
Opozita nuk do marrë pjesë në këto zgjedhje por shqetësimi kryesor është bojkoti i Parlamentit. Opozita e PS-së nuk ka marrë pjesë që në fillim dhe duke parë gjithë qëndrimet por dhe mitingun në Vlorë, lidershipi por dhe lider të së majtës dhe disa parti të djathta kanë thënë se do e vazhdojë këtë bojkot?
Unë kam pasur disa prononcime dhe më i rëndësishmi është ai i fillim të legjislaturës. Kam dhënë disa prononcime por ndryshe nga ajo që unë shpreh ka dhe një sjelle politike të partive politike shqetësim për rifillimin e dialogut, pjesëmarrje. Askush nuk mbështet mospjesëmarrje por gjithsesi janë çështje të vullnetit politik të partive. Sot mund të them domosdoshmërinë për të filluar një dialog për kalimin e këtij momenti dhe vazhdimin e reformave.
Mendoni se në Shqipëri ka krizë?
Kjo kërkon analizë dhe në kontekstin e saj mund të dalë se mungesa e dialogut, mospjesëmarrja të japin idenë e simptomave të një krize politike por unë shoh se përgjithësisht ne kemi institucione të stabilizuara. E rëndësishme është që partitë politike të marrin pjesë në këtë dialog. Siç e kanë gjetur gjuhën në raste të tjera ta gjejnë dhe tani për të zgjidhur ato problem që ekzistojnë. Në këtë sens mund të diskutohen të gjitha ato gjera që diskutohen nga selitë e partive. Unë kam qenë dhe pjesë interlekutore i disa krizave. Mediacioni është i rëndësishëm. Kërkohen njerëz që ta bëjnë këtë mediacion dhe ato nuk mund të jenë të njërës palë.
A kanë filluar përpjekjet për këtë dialog, a keni marrë një iniciativë të tillë ju? Çfarë keni bërë deri tani?
Kam besoj se kam bërë atë pjesë që i takon Presidentit, janë apele takim me partnerë e faktorë politikë. I takon partive të marrin vendime për të filluar dialogun. Nuk është dialog që fillon në një terren të thanë dhe paeksploruar. Kjo ka qenë e pluralizmit në vite diku janë krijuar ngrica, janë ngrohur këto marrëdhënie. Është pjesë e një spiraleje që do sjellë një dialog të ri. Është e pamundur që skena politike shqiptare përtej krizave mos ketë dhe dalje nga kriza.
A jeni bërë ju iniciator për fillimin e këtij dialogu?
Nuk kam bërë ndonjë iniciativë sepse duket të ketë vullnet në radhë të parë për të gjetur mediatorë sepse mund të gjejnë dhe mediatorë përtej presidentit. Çështja është se njeriu duhet të jetë koshient për veprimet që bën. Çështja nuk është te vullneti i Presidentit. Edhe në këtë studio del apeli për dialog. Por çështja në radhë të parë është predispozicioni. Ka raste kur partitë politike mund ti gjejnë mediatorët dhe brenda tyre dhe në eksperiencën politike këto raste kanë qenë të qarta. Nuk është shumë i rëndësishëm vektori për meditacionin por vullneti.
Deri tani vullneti politik nuk ekziston ose ka doza pamjaftueshmërie.
Deklarata e Uidhers tha sot se bojkoti është në të keq të vendit dhe se klasa politike ku bëni pjesë dhe ju, duhet ta gjejë dialogun?
Pikërisht atë që sapo thashë. Vërtet aktorët politikë mund të jenë në Parlament dhe selitë e partive. Çështja e institucioneve kushtetuese duhet të ritheksohet, është mbi partitë, kur është e nevojshme është mes tyre për të inkurajuar dialog por në mënyrë absolute për mos qenë palë. Ky është pozicioni i Presidentit por unë mendoj se duke pasur respekt për atë dokument themeltar, duke pasur dhe ekspertizë politike dhe institucionale mendoj se ky është pozicioni më korrekt. Të angazhohesh do të thotë të japësh apelin e duhur.
Të dy palët duket se nuk lëshojnë pe. Nisur dhe nga përvoja juaj si mund të zgjidhet kjo gjë?
Krizat e këtij karakteri nuk ndodhin vetëm në Shqipëri por dhe në ato vende që kanë demokraci afatgjatë të konsoliduar, mendoj se ekzistojnë dhe eksperiencat si mund të dilet nga kriza është vullneti. Ka pasur vullnete të tilla, në korrikun e 2008 u realizuan ndryshime rrënjësore për 24 orë. Kjo jep shansin që në këtë rrugë të ketë bashkëpunim. Palët dinë çfarë kërkojnë, dinë çfarë marrin dhe nuk besoj se rregullat me demokraci janë për të fituar vetëm njëra anë, e sigurt që do të dinë të realizojnë negociata.
Si mund të luftohet korrupsioni në drejtësi?
Problemet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë lidhen jo vetëm me nevojën e legjislacioneve. Është mirë që në një komunikim të ketë shpjegim më të detajuar që njerëzit të dinë si funksionon. Çështja është jo vetëm te reforma në sistemin e drejtësisë, por dhe te integriteti i gjyqtarëve.
Cilat mendoni se janë shkaqet e korrupsionit?
Imuniteti. Gjithmonë themi të kufizohet imuniteti. Çdo gjyqtar duhet të mbrohet natyrisht por mos merret në konsideratë imuniteti. Kjo zgjidhet me ligj por duhet të ketë vullnet dhe nga shoqatat që nuk kanë nevojë për imunitet. Gjërat duhet të jenë kompatibël. Ajo që shprehet me fjalë duhet të realizohet, edhe për juristët, edhe për prokurorët, për cilindo. Ky është në vend i vogël, ka nevoje për transparencë dhe thjeshtësi. Nuk kemi nevoje të krijojmë pengesa artificiale.
Zoti Spahiu u shpreh kundër mbledhjes së Konferencës së gjyqtarëve. Si e konsideroni këtë qëndrim?
Nuk mund të jem supervizor për çdo deklaratë. Është Kushtetuta janë ligjet dhe Presidenti nuk punon në terrene ekstraligjore por bën thirrje të respektohet ligji. Këto janë parime kategorike. Për mua të gjithë janë në të drejtën për tu prononcuar. I qëndroj në mënyrë rigoroze parimeve dhe në rastin konkret ju kërkoni shpjegime por mos kërkoni thjesht nga Presidenti,. Ka një Gjykatë Kushtetuese, është ligji. Secili duhet të ketë përgjegjësi konkrete.
Ka zëra se Spahiu ka shprehur mendimin tuaj?
Mos u merrni me zëra. Unë kam referenca individuale dhe kjo është Kushtetua dhe ligjet ndryshe nuk do kishte kuptim që Presidenti të qëndronte aty.
Në 5 dhjetor është Konferenca e Gjyqtarëve. Nëse ajo do të zgjidhte 4 anëtarë të rinj të KLD do ti pranoni?
Kam bindjen se çdo aktor institucional e njeh ligjin si unë ndoshta më mirë se unë. Sot nuk kemi pse të paragjykojmë. Mund të jetë takim konsultativ. Mund të ketë interesa kontestuese. E rëndësishme është që shteti ligjor funksionon në mënyrë më rigoroze mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjit.
A mendoni se duhet të kishte një ligj për presidentin?
Do ishte e preferueshme që institucioni i presidentit të një fizionomi protokollare, por ka nevojë për një ligj dhe një rregullim për statusin e ish-presidentit. Por dhe në këtë rast dalim te vullneti politik.
Nëse marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë do vinte te ju kështu si është, do e firmosnit?
Nuk ju jap këtë shans që të merrni një përgjigje sot sepse do ishte paragjykim. Ajo që unë kam thënë dhe e them dhe sot ka qenë nevoja për një transparencë të plotë për këtë proces. Kjo është çështje e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë. Të gjithë japin ekspertizën e tyre.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2009