E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, fond për rehabilitimin e shëtitores bregdetare

Durrës

Shëtitorja bregdetare e Durrësit do të rehabilitohet duke siguruar më shumë ambiente çlodhëse dhe argëtuese për qytetarët dhe turistët që vijnë në qytet. Një fond prej afro 49,8 milionë lekësh është akorduar nga bashkia për këtë investim që sapo ka nisur dhe pritet të përfundojë në nëntor të këtij viti. Gropave të shumta të mbushura me ujë dhe që në shumë raste ndërpresin shëtitjen e pasdites dhe mbrëmjes do t'u vijë fundi, ndërkohë projekti parashikon që në krahun nga deti të mos ketë asnjë lokal shërbimi, ndryshe nga gjendja e sotme. Rehabilitimi do të kryhet në pjesën veriore të shëtitores “Taulantia” në një gjatësi prej 300 metrash, ndërsa e gjithë zona për të cilën është kryer studimi kap sipërfaqen e 15 mijë m2. Ky është një nga investimet e planifikuara që të kryhen këtë vit nga bashkia e qytetit nën moton “më shumë ngjyra për Durrësin”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›